Zbulohet tempulli helen 2,100 vjeçar

Prishtinë | 29 Kor 2018 | 18:45 | Nga

Një tempull i epokës helene që daton prej më shumë se dy mijë vitesh, është zbuluar së fundmi gjatë disa gërmimeve arkeologjike në Turqinë Qendrore.

Tempulli 2100-vjeçar u zbulua në lokalitetin arkeologjik Kinik Mound dhe ndodhet në fshatin Yesilyurt, shkruan atsh.

Në fshatin në fjalë, që nga viti 2011 ka qenë i angazhuar në punime një ekip italian dhe një tjetër turk.

Profesori Lorenzo D’Alfonso, një akademik nga Universiteti i Nju Jorkut, tha në cilësinë e kreut të ekipit për gërmime se ”tempulli i zbuluar daton që nga koha helene”.

“Kemi vazhduar me gërmimet në vendin ku është zbuluar tempulli, ku dhe zbuluam tempullin tjetër i cili daton nga periudha helenistike, 2100 vjet më parë”, tha D’Alfonso.

Sipas tij, Kinik Mound me gjasë nuk ka qenë i banuar deri në vitin 30 para Krishtit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme