Kurteshi: Zbardhja e rastit Dehari po zvarritet nga zyrtarë brenda Qeverisë

Prishtinë | 26 Jan 2018 | 14:21 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Prej më shumë se 1 vit nga vdekja e akvitistit të Lëvizjes Vetvendojse, Astrit Dehari në qendrën e paraburgimit në Prizren nuk kanë përfunduar ende hetimet rreth këtij rasti.

Lëvizja Vetëvendosje mbajti konferencë për media lidhur me kërkesën për hetimin ndërkombëtar të pavarur sipas kërkesës së familjes Dehari, raporton Ekonomia Online.

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetvendosje, Sami Kurteshi tha se disa zyrtarë brenda Qeverisë së Kosovës po zvarritin zbardhjen e këtij rasti.

“Kjo zvarritje ka një qëllim, një po e dijmë që ka persona të caktuar që ende janë në institucionet e Kosovës, në qeveri, që ky hetim të mos ngjajë kurrë, ka diçka për të fshehur”.

“Familja Dehari ka bërë kërkesën menjëherë pas rastit në vitin 2016 për trajtim ndërkombëtar të rastit, Kuvendi i Kosovës ka nxjerr rezolutë që lejon hetim të tillë, qeveria Mustafa bashkë me ish ministren e Drejtësisë kanë bërë përpjekje për mos të lejuar një hetim të pavarur ndërkombëtarë, se diçka po dëshirojnë të fshehin”.

Ai tha se deklaratat e ministrit të Drejtësisë para disa ditësh në media dhe transmetimi i tyre që prokuroria dhe MD kanë mbledh dokumentet e nevojshme për hetimin ndërkombëtar, familja dhe avokati nuk kanë një përgjigje zyrtare për këtë.

“ Para dy dite kemi dëgjuar në media se është bërë fjalë lidhje me rastin Dehari, mediat kanë përcjellë mesazhe jozyrtare ku as familja nuk kanë dokument të shkruar që mund të flasin me siguri të plotë, që sipas mediave që marrë informata nga prokuroria e shtetit dhe MD, ku prokuroria e shtetit të fillojë bashkëpunimin për rastin e Astrit Deharit, diçka nuk kemi të qartë kur thuhet që t’i mbledhim dokumentet për ti dërguar ne super ekspertizë për në Zvicër.”

Sipas tij edhe pas takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj, familja Dehari dhe Lëvizja Vetvendosje nuk ka marrë përgjigjje.

“ Pas një viti që nuk është bërë asgjë, familja ka takuar kryeministrin dhe personat kompetentë në zyrën e kryeministrit me kërkesën për lejimin e hetimit ndërkombëtar, dhe me vendimin e qeverisë të re, që të lejohet hetim ndërkombëtare janë ndarë 50 mijë euro, por tash as familja as avokati nuk kanë përgjigjje kompetente në lidhje me rastin”.
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje ka vdekur në nëntor të 2016-ës në rrethana ende të pasqaruara në Qendrën e paraburgimit në Prizren.
Familja Dehari, përmes avokatit mbrojtës, Tomë Gashi ka dërguar dy kërkesa, një në Ministrinë e Drejtësisë dhe tjetrën në Prokurorinë e Prizrenit për të pasur kopje të provave të dërguara në Zvicër.

Të ngjashme