Kuvendi me Rezolutë që dënon sulmin e së dielës ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë

Kuvendi i Kosovës pritet që të miratojë një Rezolutë me anë të së cilës dënon sulmin e së dielës në Kosovë, nga terroristët serbë, e ku u vra rreshteri policor, Afrim Bunjaku. Përmes kësaj Rezolute, kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se dënojnë sulmet nga terroristët serbë më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.