Ky është burri që dyshohet që e vrau gruan shtatzënë në QKUK

Prishtinë | 30 Nën 2022 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur sonte në QKUK, ku një person dyshohet se ka vrarë gruan e tij shtatzënë para objektit të Gjinekologjisë.

Burimet nga QKUK-ja bëjnë me dije se bëhet fjalë për Hamide Magashin, 35-vjeçare, nga fshati Llugagji i Lipjanit.

Sinjali ka mësuar se i dyshuari për këtë rast është Sokol H., i cili dyshohet se e ka qëlluar bashkëshorten me një plumb dhe më pas ka ikur.

Burimet nga Emergjenca bëjnë me dije se rastit tragjik i ka paraprirë një fjalosje mes tyre.

Të ngjashme