1 në 5 të rritur përjetojnë dëme nga konsumimi i alkoolit nga dikush tjetër

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 19:53 | Nga Ekonomia Online

Rreth një e pesta e të rriturve në Shtetet e Bashkuara kanë përjetuar ndonjë formë dëmi për shkak të sjelljes së dikujt tjetër gjatë pirjes.

Kjo sipas një studimi të botuar të hënën në Journal of Studies on Alcohol and Drugs, i cili zbuloi se në vitin 2015 rreth 53 milionë – apo një në pesë – të rritur thanë se kishin përjetuar të paktën një dëm që i atribuohet konsumimit të alkoolit të dikujt tjetër në vitin e kaluar.

Këtu përfshihen dëme duke filluar nga dëmtimi i pronës deri te lëndimi fizik.

Studimi përfshiu analizimin e të dhënave të 8,750 të rriturve që u përgjigjën pyetjeve nëse ata kishin përjetuar ndonjë nga dhjetë llojet e ndryshme të dëmtimit në 12 muajt e fundit të shkaktuar nga “dikush që kishte pirë”.

Llojet e ndryshme të dëmit përfshijnë ngacmime; kërcënim ose e frikë; dëmtim i pasurisë; vandalizim; shtyerje, goditje ose sulmu; dëmtim fizik; aksident trafiku; pasagjer në një automjet me një shofer të dehur; probleme familjare ose martesore; dhe probleme financiare.

Studiuesit zbuluan se 21% e grave dhe 23% e meshkujve në studim raportuan se kishin përjetuar të paktën një nga këto dëme gjatë vitit të kaluar.

Lloji më i përhapur i dëmit ishte ngacmimi, sipas të dhënave.

Të ngjashme