“10-3-2-1”, formula për një ditë perfekte

Prishtinë | 30 Qer 2023 | 07:07 | Nga Ekonomia Online

Të gjesh paqe dhe qetësi në këtë realitet frenetik është pothuajse e pamundur. Por në fakt edhe mundet, madje ka edhe një formulë që mund të të ndihmoje për të gjetur ritmin, qetësinë dhe produktivitetin.

Është fjala për formulën “10-3-2-1”, qe është një seri gjërash të vogla në dukje, por që do t’ju ndihmojnë të flini mirë dhe për pasojë të keni një dite me produktive në aspektin e punës. Craig Ballantyne na përshkruan atë që me shumë të drejtë mund ta quajmë si formula e ditës perfekte, dhe që konsiston në katër këshilla:

10 orë përpara se të shkoni për të fjetur mos pini kafe

3 orë përpara se të shkoni për të fjetur as mos hani dhe as mos pini

2 orë përpara se të shkoni për të fjetur mos punoni më

1 orë përpara se të shkoni për të fjetur mbyllni kompjuterin dhe celularët.

Të ngjashme