10 gjëra që nuk duhet t’i bëni në Facebook

Prishtinë | 18 Nën 2021 | 18:32 | Nga Ekonomia Online

Nëse përdorni një adresë Facebook, ju duhet të lexoni artikullin e mëposhtëm, i cili ju njeh me 10 gjërat që nuk duhet t’i bëni në këtë rrjet social…

Le të arsyetojmë: ka disa veprime që duhet t’i ndalojmë së bëri në Facebook. Edhe pse, tashmë pothuajse të gjithë jemi të varur prej tij dhe kur bëjmë një foto, mendimi ynë i parë është që ta postojmë atë në rrjetin social, për të parë se sa pëlqime do të marrim. Ndonjëherë kjo sjellje mund të bëhet vërtet shqetësuese apo e padurueshme, shkruan EO.

Le të shohim se cilat janë 10 gjërat që nuk duhet t’i bëni në Facebook.

1) Mesazhet private në grup

Raste të rëndësishme, festa dhe takime të veçanta janë përgjithësisht rrethana ideale për të përcjellë një mesazh të përbashkët në njerëz të ndryshëm. Një listë e pafund marrësish është thirrur për t’iu përgjigjur kërkesës për një takim ose për të treguar disponimin e vet për organizimin e një darke në shtëpinë e miqve. Por radha e vazhdueshme e njoftimeve të bisedës, të çon në braktisjen e masës!

2) Freskimet që nuk i interesojnë askujt

E çfarë mund të thuash për freskimet e statuseve të prindërve të rinj! Shpesh, nën “kthetrat” e entuziazmit për përvojën e re, ata informojnë vazhdimisht për çdo gjë miqtë e Facebook-ut për fëmijën e tyre të vogël.

3) Etiketimet e tepërta

Tani mund të ishte momenti i duhur që t’u jepni fund etiketimeve, duke përfshirë persona që kanë të bëjnë pak ose aspak me postimin e publikuar. Kur vjen fundi i vitit, ne e gjejmë veten në shishe shampanje, ndoshta edhe ne që jemi “abstenus”.

4) Shkrimet në mënyrë enigmatike

Të publikosh fraza enigmatike, që nuk përmbajnë asnjë informacion është acaruese. Për shembull një e tillë do të ishte: “ditë e paharrueshme”. Janë përditësime të cilat fshehin vetëm shpresën që ndokush të pyesë se çfarë ka ndodhur.

5) Përdorimi i hashtag

Ju duhet të ndaloni artikulimin e fjalëve me hashtag, që në fakt, shërbejnë me të vërtetë pak.

6) Statuset shumë të gjatë

Shkrimi i statuseve të gjatë, i detyron të tjerët të çojnë mausin tek fjala “evidento pjesën tjetër”. Nuk ka asgjë më të mërzitshme se sa kjo!

7) Shkrimi në vetën e tretë

Të flasësh për veten në vetën e tretë është me të vërtetë acaruese, sepse fundja nuk po i shkruhet një administratori!

8) Dërgimi te miqtë i ftesave për të luajtur në Facebook

Të ftosh të gjithë miqtë për të luajtur lojërat e Facebook, për të marrë dhurata apo “jetë” të reja është me të vërtetë një gjë shqetësuese. Nëse nuk ia dilni dot vetë mbanë, atëherë kjo do të thotë që ju jeni të paaftë ose është koha për të ndryshuar aplikacion.

9) Bërja e “garave” nekrologjike

Do të ishte e nevojshme edhe që të ndalonit për të luftuar kundër kohës për të qenë të parët që të shkruani për shembull se dikush ka vdekur, duke e plotësuar postimin me pjesët më të spikatura të jetës së tij.

10) Shkrimi i historive pa i njohur

Pjesa më e madhe e publikimit të statuseve të karakterit historik nuk janë të bazuara në njohuritë personale. Ato janë plagjiaturë nga web-i. Ata që thonë të kundërtën, përveçse janë gënjeshtarë, janë edhe kopjacë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme