10 gjërat që jua “vjedhin” energjinë suaj, sipas Dalai Lama

Prishtinë | 04 Dhj 2020 | 00:34 | Nga Ekonomia Online

Ka momente në jetë, kur energjia jonë venitet, trupi është i dobët, mendja bëhet e paqartë. Megjithatë, kjo lodhje mendore dhe fizike nuk është për shkak të ndonjë ngjarjeje të caktuar. Sipas Dalai Lamës, kjo gjendje i atribuohet “10 hajdutëve” të energjisë, kështu që ju duhet të ndiqni 10 rregullat bazë për të mos i shpenzuar kot energjitë tuaja:

1. Largohu nga njerëzit që qahen dhe të ngarkojnë me probleme, halle, strese, histori të dhimbshme, frikë dhe paragjykime për të tjerët. Nëse dikush kërkon kosh për të hedhur mbeturinat, bëj që të mos jetë truri juaj.

2. Paguaji detyrimet e tua në kohë! Ndërkohë kërko borxhet që të kanë ose harroji nëse nuk i merr dot.

3. Mbaj premtimet! Nëse nuk ia del, pyete veten nëse ia vlen mundimi. Ke gjithmonë të drejtën të ndërrosh mendje, të kërkosh falje, të kuptohesh, të ofrosh alternativa të tjera për premtimin e thyer, por mos e bëj zakon. Mënyra më e thjeshtë për të evituar thyerjen e premtimit është të refuzoni menjëherë e të thoni JO.

4. Shmang në maksimum dhe mos bëj atë që s’të pëlqen. Kushtoja kohën tënde gjërave që ti dëshiron më shumë.

5. Lejoji vetes një pushim kur ke nevojë dhe jepi vetes të drejtën të veprojë në qoftë se ju ofrohet një mundësi e mirë.

6 Hidh, mblidh e organizo! Asgjë s’të rrëmben më shumë energji sesa një hapësirë e ç’rregullt me plot gjëra të së shkuarës, që s’të nevojiten.

7. Jepi përparësi shëndetit dhe mos lejoni që makineritë e trupit tuaj të punojnë në maksimum. Bëj pushim herë pas here.

8. Përballu me situatat mbytëse që ke toleruar! Shpërfille një mik, të afërm, një ortak ose partner dhe mos lejo veprime negative karshi personit tënd. Merr vendimet e duhura!

9. Prano! Jo sepse dorëzohesh, por asgjë nuk të harxhon më shumë energji sesa zënkat në një situatë që s’mund ta ndryshosh.

10. Fal! Hidhe pas krahëve një situatë që të ka bërë të vuash. Mund të zgjedhësh të shkojë dhimbja bashkë me kujtimin.

Të ngjashme