10 pjesë të trupit të njeriut që në fakt nuk shërbejnë për asgjë

Prishtinë | 27 Nën 2022 | 07:16 | Nga Ekonomia Online

Trupi ynë është një makineri e mrekullueshme ku secila pjesë e trupit bashkëpunon me të tjerët dhe na mundëson të ecim, të flasim, të hamë, të shohim, me pak fjalë të jetojmë. Gjithsesi ka edhe disa pjesë që tashmë nuk kanë ndonjë funksion të madh, e madje disa nuk shërbejnë për asgjë.

Dhëmbët e pjekurisë. Ato dalin dhe hiqen shpesh. Paraardhësit tanë i kishin të nevojshme për shkak të forcës së madhe që duhet të ushtronin për të ngrënë ushqimet që kishin, ndërsa për ne sot janë të panevojshme.

Muskuli aurikular. Ky është muskuli i pjesës së sipërme të veshit, por nëse kafshët e përdorin për të lëvizur veshët, njerëzve nuk ju nevojitet.

Apendiciti. Ata që e kanë hequr me siguri që mendojnë se ai ka shërbyer vetëm për të dhënë dhimbje. Edhe pse disa mendojnë se ai shërben për të favorizuar shumimin e baktereve të mira për zorrët, shumë thonë se nuk ka asnjë nevojë.

Tuberkuli i Darvinit. Forma e tij ndryshon nga një person tek tjetri dhe tek dikush është më e dukshme. Në fakt sipas specialistëve është një anomali kongjenitale edhe pse disa e shohin si një fantazi e natyrës.

Kokat e gjoksit tek meshkujt. Përveçëse për të vendosur një piercing, për çfarë shërbejnë tjetër ato? Në fakt mendohet se janë thjesht mbetje të zhvillimit të embrionit.

Gjendra e vogël në fillim të syrit. Bëhet fjalë për një gjurmë nga një qepallë e tretë që e kanë disa kafshë. Dikur shërbente si mbrojtës për njerëzit nga rrezet e diellit, por sot nuk hyn më në punë.

Kërbishtja. Kjo është kocka e fundit e shtyllës kurriozore që dhemb aqs shumë kur vritesh. Dikur, njerëzit kishin bisht kjo ishte e nevojshme, por sot nuk kanë asnjë lloj nevoje.

Qimet. Para se të kishte mjete ngrohëse, qimet shërbenin për të ngrohur trupin. Në disa pjesë ato vërtet shërbejnë si mbrojtje  ndaj infeksioneve, por në disa të tjera janë kot.

Muskuli i qimeve. I vendosur nën qime, ai shërben për të drejtuar si duhet ato për shembull në raste frike apo emocionesh. Në fakt edhe po të mos ishte nuk do kishte asnjë problem

Muskuli i kyçit të dorës. Jo të gjithë e kanë atë dhe 14 për qind e popullsisë e kanë vetëm në njërin krah. Në fakt ky muskul ndodhet mes pëllëmbës dhe parakrahut dhe fshihet poshtë një tendinë. Në fakt nuk shërben për asgje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme