10 rregullat e veshjes për meshkujt

Prishtinë | 10 Nën 2020 | 23:23 | Nga Ekonomia Online

Moda e meshkujve është një gjë e ndërlikuar.

Ju mund të mendoni se është mjaft e thjeshtë të vishesh si një mashkull, por ka detaje të shumta delikate që duhet të dini për të qenë elegant dhe atraktiv pa u mbingarkuar – vetëm një kopsë në një xhaketë mund të prishë tërë pamjen!

Nëse ju nuk doni të bieni viktimë e këtyre gabimeve, plotësojeni veten me disa njohuri e këshilla shtesë.

Më poshtë gjeni 10 gabimet më të zakonshme që meshkujt bëjnë gabim në veshje. Kontrollojini ato në mënyrë që të jeni të sigurtë që jeni veshur mirë dhe po dukeni mirë.

Mëngët që mbulojnë kyçin e dorës

Nëse ju pëlqen të mbani një orë dore, është më mirë të mblidhni mëngët.

Para së gjithash, do të jetë më e lehtë për ju ta shikoni orën. Së dyti, ora mund të krijojë një “formë” nën strukturën e mëngës e cila duket e shëmtuar.

Printimet në bluza

Zgjidhni një T-shirt të thjeshtë, veçanërisht nëse do të vishni një xhaketë mbi të.

Printimet janë vetëm një prirje e modës, e cila, siç e dini, ka gjasa të ndryshojë.

Është më mirë të shpenzosh para në një bluzë të bardhë dhe xhinse me një prerje të mirë se sa të ndjekësh printime të modës që do të dalin nga stili.

Nuk është çudi që Lana Del Rey këndon “xhinse blu, një këmishë të bardhë” në këngën e saj hit.

Buzë me mëngë tepër të gjata

Bluzat me mëngë të shkurtra që pothuajse arrijnë në bërryl japain një pamje të keqe edhe për këngëtarët rap. Rrobat duhet të ju dekorojnë dhe t’ju kenë hije.

Herën tjetër që të shkoni në pazar, zgjidhni një T-shirt me mëngë që nuk janë më të ulëta se gjysma e parakrahut.

Mëngët e shkurtra do të theksojnë në mënyrë të favorshme përmasat e krahëve. Anasjelltas, mëngët e gjata do të fshehin të gjithë muskujt tuaj dhe vetëm sa do të zgjasin krahët tuaj.

Mbajtja e rripit dhe tirantave në të njëjtën kohë

Rripat dhe mbajtëset e pantallonave vishen veç e veç dhe jo së bashku. Në fund të fundit, të dy aksesorët janë të dizajnuara për të mbajtur lart pantallonat tuaja.

Mos e teproni me detaje.

Rroba të rrudhosura

Në të vërtetë, hekurosja nuk është një punë e këndshme, por është një përparësi nëse doni të dukeni mirë dhe të rregullt.

Rrobat e rrudhura duken të lëna pas dore dhe mund të dëmtojnë vetëbesimin tuaj. Nëse ju pëlqen apo jo, për disa lloje veshjesh hekurosja është e pashmangshme, siç është e vërtetë edhe me shumicën e këmishave.

Madhësia e gabuar

Nëse jeni duke blerë një kostum, do të ishte mirë të bëni një vizitë tek një rrobaqepës.

Kostum juaj duhet të përshtatet pa mundim me trupin tuaj pa u varur në të ose t’i ngjitet aq fort sa që ju të dukeni sikur po pëlcisni.

Xhaketë me kopsa

Kopsat e xhaketës së kostumit të mbyllura lejohen vetëm nëse keni një xhaketë me një kopsë, një uniformë ose nëse po ju jepet një çmim shtetëror.

Në çdo rast tjetër, mbani kopsën e poshtme të zbërthyer. Mos harroni të zhbllokoni të gjitha kopsat kur uleni.

Lirshmëria e këmishës

Disa meshkuj ende mbajnë këmisha lirshëm, duke i lënë drejt ato mbi pantallonat, xhinset, pantallona të shkurtra, etj.

Nuk ka rëndësi se çfarë ngjyre është këmisha, modeli i saj, ose nëse ka apo nuk ka mëngë të gjata ose të shkurtra – nëse nuk jeni 13 -vjeçar, këmisha duhet të futet nën pantallona.

Xhepat e mbushur

Nuk ka asgjë më të keqe se të shikosh një veshje të mrekullueshme elegante të prishur nga një fryrje masive.

Si rregull, njerëzit në mënyrë tipike mbajnë çelësa, një telefon celular dhe një portofol në xhepat e tyre të cilat janë të domosdoshme për t’u pasur gjatë ditës.

Në rast se xhepi i brendshëm i xhaketës nuk ka vend për këto artikuj, vendosni çelësat në “dietë” duke marrë vetëm çelësin e nevojshëm me zinxhirin e tij dhe mbani kartat e kreditit në vend të një portofoli.

Të veshurit vetëm me kostume të zeza çdo ditë

Kostumet e zeza duhet të mbahen çdo ditë nga priftërinjtë, sipërmarrësit dhe të pranishmit e varrimit. Të tjerët jo domosdoshmërit.

Eksperimentoni me xhaketa blu dhe pantallona në ngjyrë salmoni – ato janë elegant!

Lejojeni veten të luani me ngjyra të reja dhe të ndryshme. Megjithatë, mbaje mend që kurrë të mos blesh një kostum të bërë prej pëlhure me shkëlqim.

Të ngjashme