10 shenja se stresi po të mbyt

Prishtinë | 08 Kor 2023 | 20:49 | Nga Ekonomia Online

Gjithkush ka ato momentet e veta që mund të ndihet keq. Por nëse ka diçka që vazhdimisht ju ka shqetësuar për disa kohë, duhet ta merrni seriozisht shëndetin tuaj.

Ndoshta e gjitha ka të bëje me stresin. Shumë mjekë thonë se kjo mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme.

Ne kemi zgjedhur disa prej simptomave më të njohura që tregojnë se trupi juaj po preket nga stresi.

Sëmundje e lëkurës

Psoriaza, aknet dhe sëmundjet e tjera të lëkurës mund të shkaktohen nga stresi. Shkencëtarët kryen kërkime në mesin e studentëve dhe treguan një lidhje të drejtpërdrejtë midis një niveli të lartë të stresit psikologjik dhe problemeve të lëkurës.

Një eksperiment me minj dha të njëjtin rezultat. Kafshët që ishin të ekspozuar ndaj dozave të mëdha të stresit ishin më të ndjeshëm ndaj infeksioneve të lëkurës.

Ndryshimet në peshë

Ju mund të keni qenë në një situatë ku nuk keni mundur të stabilizoni peshën tuaj me dieta ose ushtrime fizike.

Disa përvoja me të vërtetë intensive mund t’ju bëjnë të fitoni kilogramë shtesë. Siç rezulton, situatat e shpeshta stresuese rritin prodhimin e kortizolit. Ai stabilizon metabolizmin e yndyrnave dhe karbohidrateve dhe mbështet nivelet e nevojshme të sheqerit në gjak.

Nëse një person ka shumë hormone, ai do të hajë më shumë, trupi do të prodhojë më pak testosteron dhe do të djegë më pak kalori. Dhe kjo do të bëjë që ju të fitoni peshë.

Ndonjëherë stresi dhe ankthi i bëjnë njerëzit të humbasin peshë. Rritja e nivelit të adrenalinës në gjak bën që kjo të ndodhë. Adrenalina përshpejton metabolizmin, por ngadalëson sekretimin e yndyrave. Shkencëtarët gjithashtu fajësojnë hormon CRH për humbjen e peshës.

Ftohjet e shpeshta

Siç e kemi thënë më parë, stresi shkakton prodhimin e kortizolit, i cili mund të zvogëlojë inflamacionin. Megjithatë, nëse një person përjeton stres kronik, sistemi imunitar bëhet më pak i ndjeshëm ndaj kortizolit, gjë që rezulton në një inflamacion më serioz. Trupi atëherë ka një rrezik më të lartë për të marrë një të ftohur.

Mos e fajësoni motin e ftohtë, pasi është vetëm shkas për një trup me një sistem imunitar të dobësuar. Nëse sëmureni shpesh, mendoni për diçka që ju shqetëson shumë në jetën tuaj dhe përpiquni ta eliminoni atë.

Çrregullime gastrointestinale

Ka prova shkencore që stresi mund të ketë një efekt negativ në traktin gastrointestinal. Ndonjëherë, ilaçet për qetësimin e barkut dhe stomakut nuk ndihmojnë. Në këtë rast, një vizitë tek një psikolog mund të jetë shumë e dobishme. Ai/ajo do të mund të përcaktojë shkaqet e ankthit tuaj dhe do të përpiqet t’ju ndihmojë.

Vështirësi për t’u fokusuar

Njerëzit që kanë qenë nën stres për një kohë të gjatë e kanë të vështirë të përqendrohen në detyra. Nëse vini re se ju jeni më pak të përqëndrurar se zakonisht, ndoshta është koha për të ngadalësuar pak dhe për të pushuar. Kjo ndodh për shkak të tensionit nervor.

Humbja e flokëve

Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se stresi mund t’ju bëjë pjesërisht ose edhe plotësisht pa flokë. Nëse keni vënë re se keni më pak flokë sesa më parë dhe vitamina të ndryshme nuk kanë efekt pozitiv, stresi mund të jetë një arsye. Pra, nëse dëshironi të keni flokë të bukur, mos u shqetësoni.

Dhimbje koke

Dhimbjet e kokës mund të shkaktohen nga disa arsye: osteokondroza, pozicioni i gabuar gjatë gjumit, presioni i ulët ose i lartë i gjakut, sinoziti, shtatzënia dhe shumë të tjera. Por ndonjëherë dhimbjet e kokës shkaktohen nga stresi emocional që ju keni në punë ose në shtëpi.

Marrja e pilulave mund të ndihmojë me dhimbjen e kokës. Por nëse nuk i përjashtoni situatat stresuese nga jeta juaj, dhimbja e kokës do të kthehet pa pushim.

Libido e ulët

Një person i dërrmuar emocionalisht, dikush i cili shpesh është i ekspozuar ndaj stresit, zakonisht ka një epsh të ulët. Shkencëtarët zhvilluan një studim dhe arritën në një përfundim të tillë.

Pra, nëse nuk keni pasur marrëdhënie seksuale me partnerin tuaj për një kohë të gjatë, mos u shqetësoni sepse kjo nuk do të ndihmojë për situatën. Nëse arsyeja me të vërtetë është stresi, do t’i bëjë gjërat më keq. Një gjë e mirë për të bërë do të ishte të shkoni me pushime së bashku.

Probleme me gjumin

Situatat stresuese mund të jenë arsye për problemet serioze me gjumin. Ju mund të keni pagjumësi nëse keni qenë në stres të madh për një kohë të gjatë. Kjo është një situatë shumë e vështirë sepse një person nuk mund të punojë normalisht dhe të gëzojë jetën pa gjumë të mirë.

Kur tabletat e gjumit nuk funksionojnë më, është koha që të jeni të vëmendshëm dhe ndoshta të vizitoheni tek një mjek. Është shumë e rëndësishme që të gjeni arsyet për problemet e gjumit dhe t’i eliminoni ato sa më shpejt që të jetë e mundur.

Sëmundjet kardiovaskulare

Zemrat tona duhet të durojnë shumë gjatë jetës sonë, si gjëra të mira ashtu edhe të këqija. Stresi ka një ndikim të keq në zemër.

Shkencëtarët provuan se stresi kronik është një nga shkaqet më të shpeshta të sëmundjeve kardiovaskulare. Rrethanat të tilla si puna e vështirë ose, anasjelltas, papunësia, jetesa në varfëri dhe problemet në familje përkeqësojnë situatën.

Të ngjashme