10 zakone të përditshme që i bëjmë gabim

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 22:40 | Nga Ekonomia Online

Në jetën e përditshme ne bëjmë disa zakona duke i ditur si të mira, por në fakt një pjesë prej tyre i bëjmë gabim. Ja cilat janë:

1.Shpëlarja e gojës me ujë

Ky zakon duket shumë natyral por shumë dentistë nuk janë dakord me këtë gjë. Ndërkohë që lan dhëmbët me pastë, duhet thjesht të pështysh jo ti shpëlash me ujë, pasi uji largon fluorinën që mbron dhëmbët.

2.Pajisja që tregon sa kalori po humbisni

Në fakt është mirë të kesh nën kontroll e të shohësh se sa kalori po humbet apo sa i ke rrahjet e zemrës por kjo sipas trajnerëve nuk është mënyra e duhur. Për të shmangur këtë është më mirë të shtosh stërvitjet sesa të mundohesh të shikos se sa kalori humbet.

3.E quajtur siesta

Eshtë gjumi apo dremitja pasdite, që ne zakonisht e bëjmë kur duam të qetësohemi. Por kjo sipas mjekëve është e gabuar pasi dremitja në mes të ditës mund të sjellë atak në zemër apo problem të tjera. Bashkëngjitur me këtë, gjumi i tepërt sjell problem me memorien dhe funksionin normal të trurit.

4.Larja e duarve me xhel anti-bakterial

Xheli anti bakterial na bën të mendojmë se largon mikrobet, Por në të vërtet mund të lerë në duar më shumë baktere. Sipas shkencëtarëve, larja e duarve rrgullisht me sapun, qoftë sapun i thjesht largon bakteret nga duart.

5.Kontrolloi i shpeshtë tek mjeku

Testet e shpeshta janë menduar si formë për të mbajtur shëndetin nën kontroll duke paralajmëruar për sëmundje të ndryshme, por në fakt është e padobishme. Mjekët thotë se kontrolli duhet të bazohet në grupmoshë që do të thotë se duhet bërë kontroll një herë në vit.

6.Vitaminat

Jemi mësuar me idenë se vitaminat janë përbërësit kryesorë të shëndetit, por duke i marrë ato së tepërmi mund të sjellin problem me shëndetin. Shkencëtarët zbuluan se 46% e atyre që marrin vitamina preken më shpejt ndaj sëmundjeve. Për këtë ata thonë se duhet patjetër një konsultë me mjekun për të kuptuar se çfarë mungese vitaminash ka në organizëm.

7.Pijet dietike

Thonë që ka shumë më pak kalori se pijet jo-dietike, që janë më pak të dëmshme dhe nuk na rëndojnë në organizëm. Por shkencëtarët thonë se pijet dietike me sodë sjellin problem serioze me shëndetin, mund të shtosh peshë, madje edhe presioni i gjakut mund të rritet më shumë sa duhet.

8.Tendenca për të qëndruar të dobët

Disa studiues thonë se tendenca për t’u dobësuar apo për të qëndruar të dobët nuk është aq e mirë sa dëshira. Ata që hanë shumë dhe nuk marrin peshë, e shtojnë yndryrën rreth zemrës e cila mund të sjellë probleme të mëvonshme. Ndërsa një person që është i dobët ka gjasa të preket nga i ftohti më shumë se një i shëndoshë. Gjithashtu studimet kanë vërtetuar se njerëzit e dobët kanë po aq gjasa të preken nga sëmundjet aq sa të dhëndoshët.

9.Të pastrosh çdo ditë

Të mbash shtëpinë pastër është kulturë dhe një zakon i mirë. Por nuk mund të thuhet e njëjta nëse përmendim detergjentët dhe kimikatet që përdoren në produktet e pastrimit. Ato janë të dëmshme dhe mund të shkaktojnë irritim të syve, dhimbje koke dhe problem me frymëmarrjen.

10.Të pish shumë ujë

Thuhet se duhet të pish të paktën 8 gota ujë në ditë. Nuk ka dyshim që uji është i domosdoshëm për mirëfunksionimin e pjesë të trurit, por nuk duhet ta tejkalosh masën. Disa studime tregojnë se të pish shumë ujë shkakton problem me gjunjët dhe trurin. Gjithashtu niveli i elektroliteve në trup do të ulej ndjeshëm, që mund të sjellë problem të quajtura hyponatremia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme