12 gjëra që duhet t’i bëni në mbrëmje e jo mëngjes

Prishtinë | 13 Tet 2018 | 12:44 | Nga Ekonomia Online

Ka shumë gjëra që ne zgjedhim t’i bëjmë në mëngjes si për shembull, dushin, shëtitjen etj.

Por studimet kanë treguar se është më mirë që këto gjëra t’i bëni në mbrëmje. Gjeni më poshtë 12 gjëra që ju duhet t’i bëni gjatë natës për ta bërë mëngjesin tuaj më të mbarë dhe të mirë.

1. Ngrënia e mishit apo gjizës

Nëse nuk hani darkë disa orë para se të shkoni në shtrat, ju nuk do flini mirë. Është mirë që në darkë të hani mish ose gjizë, sepse të dy këto produkte përmbajnë proteina dhe acocid që kontribuon në një gjumë të rehatshëm. Perimet nuk janë një alternativë e mirë, dhe të shkosh në shtrat pa ngrënë gjithashtu dritare.net ju sugjeron ta shmangni, sepse uria shkakton pagjumësi.

2. Ecja apo shëtitja

Bëni një shëtitje para se të shkoni në shtrat. Kjo do t’ju ndihmojë të lehtësoheni nga të gjitha shqetësimet e ditës. Ju mund të shijoni heshtjen dhe të mendoni për gjërat që ju shqetësojnë. Shëtitja gjatë mbrëmjes ndihmon në përballimin e pagjumësisë.

3. Mendoni dhe shkruani planet e ditës së ardhshme në një letër.

Bërja e planeve natën, ndihmon në mbajtjen mirë të jetës. Zakonisht ne planifikojmë ditën në mëngjes, por është një planifikim i mirë dhe i plotë në darkë ju ndihmon më shumë në mëngjes.

4. Ajrosja e dhomës

Gjithmonë sa zgjoheni në mëngjes puna e parë që bëni është të hapni dritaren e dhomës së gjumit për ajrosje. Por kjo gjë është mirë të praktikohet në darkë. Dritaren duhet ta mbani hapur deri sa të ngriheni në mëngjes. Kjo sepse organizmi juaj ka nevojë për ajër të pastër dhe kështu ju konsumoni më shumë energji.

5. Përgatitja e rrobave dhe ushqimit përpara.

Nëse gjithçka e keni gati, ju do kurseni kohën dhe nervat tuaja në mëngjes. Të përgatisësh rrobat dhe ushqimin që në darkë, do të keni kohë për të pirë një kafe dhe për të shkuar në punë avash.

6. Joga dhe meditimi

Shpesh ju ndodh që të humbisni ushtrimet e mëngjesit për shkak të mungesës së kohës. Por joga në mbrëmje ju ndihmon në vendosjen e meditimeve dhe emocioneve tuaja, duke lehtësuar stresin e ditës tjetër.  Kaloni të paktën 10 minuta në disa ushtrime të thjeshta para se të shkoni në shtrat.

LEXO DHE :  Foto/ Princeshë Eugenie zbulon për herë të parë, shenjën e operacionit

7. Dushi i nxehtë.

Një dush i nxehtë në mëngjes nuk është zgjidhja më e mirë, sepse temperatura e nxehtë është në fakt faktor që nxit gjumin, prandaj është mirë që dushi të bëhet në darkë.

Një dush ose dush i nxehtë para shtratit ka kaq shumë përfitime: qetëson nervat, pastron poret e bllokuara, stabilizon nivelin e glukozës në gjak, lehtëson shtyllën kurrizore dhe është shumë e rëndësishme pas një dite të gjatë pune në zyrë.

8. Leximi i diçkaje që do ta mbash mend.

Leximi është mënyra më e mirë për t’u çlodhur, sepse zhytja në një botë tjetër ndihmon heqjen e stresit dhe problemeve të përditshme. Truri juaj memorizon gjërat më mirë gjatë natës. Ky fakt në të vërtetë ndihmon studentët që studiojnë natën për të kaluar provimet e tyre.

9. Ngrënia e një kivi për të fjetur mirë.

Shumë njerëz preferojnë të hanë fruta në mëngjes, por ka disa fruta është  më mirë t’i hani natën, si për shembull, kivi. Vitaminat E dhe C rregullojnë lidhjet nervore në tru, të cilat janë përgjegjëse për cikle të shëndetshme të gjumit.

Mos e zëvendësoni kivi me limon, sepse do të merrni efektin e kundërt. Limonët fuqizojnë trupin tonë dhe na japin energji. Përjashtimi i vetëm për këtë rregull është nëse keni një gotë me ujë të ngrohtë me mjaltë dhe limon.

10. Pini një lëng qershie.

Dy gota lëng qershie ju ndihmojnë të flini më 90 minuta më shumë gjatë natës. Nëse nuk ju pëlqen lëngu i qershisë hani alga gjatë darkës. Sipas studimeve të mbajtura në Oksford, alga përmban shumë acide omega-3 që ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë

11. Krehja e flokëve.

Krehja e flokëve para se të shkoni në shtrat pastron qelizat e vdekura , pluhurat dhe yndyrat e lëkurës. Sipas disa studimeve flokët duhet të krihen 2-3 herë në ditë, sepse shmang yndyrën e flokut.

12. Analiza e ditës

Analizoni ditën, kujtoni të gjitha gjërat e mira që ju kanë ndodhur, mendoni për atë që dëshironi të ndryshoni dhe shkruani disa shënime nëse keni një ditar. Studimet tregojnë se duke bërë një analizë ditore është shumë e dobishme. Dhe nëse ende vuani nga mungesa e emocioneve pozitive para shtratit, bëni diçka të këndshme, si për shembull luani me macen tuaj.

Të ngjashme