12 vipat shqiptarë që humbën peshë në mënyrë drastike

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Transformimet e personazheve VIP janë një nga temat më të komentuara në media. Të shumtë kanë qenë këngëtarët, moderatorët dhe politikanët të cilët dikur kanë qenë mbipeshë, mirëpo me punë dhe vullnet dhe duke ndjekur dietat të ndryshme kanë arritur që të perfeksionojnë linjat e tyre trupore.

Më poshtë janë 12 personazhet VIP që kanë arritur të humbasin mjaftueshëm kilogramë dhe të ndryshojnë drastikisht pamje, historitë e të cilëve mund të bëhen frymëzim për ju.

Erik Fullani – Dikur, djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Adrian Fullani, Erik ka peshuar plot 178 kilogramë. Eriku brenda një periudhe disa mujore arriti që të humbiste 88 kilogramë dhe të transformohej tërësisht. I ftuar në intervista të ndryshme, Eriku tregoi se e arriti peshën 90 kilogramë nëpërmjet një diete.

“Nuk kisha vendosur të dobësohesha, por nisi si me shaka si një lojë në shtëpi. Ata më thanë se nëse doja t’i bëja të lumtur, duhej të dobësohesha. Kështu fillova dietën. E gjithë pesha ime ishte shkak i kequshqyerjes. Për këtë hoqa dorë nga ato dhe mamaja më gatuante në shtëpi.”, ka treguar Eriku.

Sara Hoxha pësoi ndryshimin e jashtëzakonshëm në trup brenda një viti. Ajo arriti të humbiste një numër të madh kilogramësh pas një ndërhyrjeje nëpërmjet së cilës zvogeloi stomakun. Sara është pyetur pak kohë më parë për këtë fakt dhe është shprehur se pavarësisht se ajo duket shumë më mirë pas kësaj, nuk do t’ia rekomandonte askujt këtë gjë.

Rudina Dembacaj – Aktorja dhe moderatorja e njohur Rudina Dembacaj pak muaj më parë mori vëmendjen e të gjitha mediave teksa rrëfeu e ftuar në një emision se dikur ka qenë 89 kilogramë, mirëpo nëpërmjet dietës ajo arriti që të humbiste plot 35 kg dhe të transformohej tërësisht.

“Kur isha studente në Shkodër, peshoja 89 kile. Shoqet më thoshin që duhej të dobësohesha, motra po ashtu. Nuk u konsultova me dietologë, u kujdesa për veten time. Fillova të lexoja për karbohidratet dhe proteinat, sepse bëhesh vetë doktor i vetes. Mua më pëlqente dhe alkooli atëherë. Ulesha me xhaxhain dhe pija raki”. Për dy muaj nuk i kisha thënë askujt se po mbaj dietë. Këtë gjë ia besova vetes dhe rashë 35 kile për tre vite. Njerëzit surprizoheshin. Kishte njerëz që u vinte dhe keq për mua”, ka treguar ajo në intervistat e saj.

Anxhela Peristeri – Prej muajsh këngëtarja Anxhela Peristeri ka vendosur që të bie në peshë. Ajo nëpërmjet postimeve të ndryshme në Instagram, por edhe në dalje të ndryshme ka treguar se ka filluar të frekuentojë palestrën rregullisht dhe ka humbur më shumë se 12 kilogramë. E ftuar në emisionin ‘Rudina’ disa kohë më parë ajo ka rrëfyer se kur bën palestër ndihet më e lumtur dhe energjike.

Mateus Frroku – Po ashtu këngëtari Mateus Frroku ka qenë një ndër personazhet që tërhoqi vëmendjen me ndryshimin e madh që pësoi në pamje. Ai brenda një viti humbi plot 30 kilogramë. I ftuar muaj më parë në emisionin ‘Rudina’, Mateus rrëfeu se për shkak të mbipeshës kishte filluar të kishte problem dhe për këtë arsye vendosi të dobësohej.

 “Në fillim ishte sfidë që nuk mendoja se do ia dilja, por çdo ditë edhe më shumë bëhet një eksperiencë e bukur që e shijoj dhe më pëlqen që ta ndjek. Kam filluar të kujdesem për veten dhe kjo ka dhënë rezultat. Erdhi një moment që unë nuk po ndihesha më mirë me veten, kisha probleme jo vetëm me pamjen, por edhe me shëndetin, me shtyllën kurrizore. Fillova të lodhesha shumë kur dilja në skenë. “Mora një vendim duke mos ditur se si do të reagonte fiziku im, fatmirësisht ia dola. Tani jam në një moment që në rast se nuk bëj aktivitet fizik më duket sikur i kam marrë të 36-ta kilet që kam hequr. Vonë e kuptova se ishte ecja një proces dobësimi. Ecja të relakson dhe djeg kalori. Unë përshkruaj një distancë afro 15 kilometra në ditë, plus kam bërë eliminim të brumërave dhe respektoj orarin. Darkën nuk e ha pas orës 7-të. Eliminimi i bukës më ka bërë t’i ndjej shijen ushqimeve sepse më parë më dukej çdo gjë njëlloj”, tha Frroku.

Gili – Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja Gili e ftuar në emisionin ‘Prive’ zbuloi për publikun se kishte humbur plot 27 kilogramë në 4 muaj duke rikthyer linjat perfekte trupore. Një ndryshim shumë drastik ky që e ka arritur nëpërmjet një diete të quajtur Paleo Diet që e ka marrë emrin kështu për shkak se në këtë dietë njerëzit hanë ushqime të ngjashme me ato të kohës së paleoliti, pra përfshihet peshku, mishi, perimet arrat dhe farat.

Linda Halimi – Edhe transformimi i këngëtares Linda Halimi ka qenë një ndër më të komentuarit në media vite më parë. Këngëtarja e njohur arriti që të humbiste plot 50 kilogramë dhe nga 95 kile që peshonte shkoi 44 kg. Peshën ideale, Linda ka treguar se e ka arritur nëpërmjet palestrës dhe një diete strikte. Ndërkohë rikujtojmë që Linda pak muaj më parë u bë nënë për herë të parë, mirëpo nëpërmjet videove dhe fotove tregoi se i ishte rikthyer formave të mëparshme.

Ilir Meta – Presidenti i vendit, Ilir Meta, humbi plot 30 kilogramë duke u transformuar tërësisht. Fillimisht u tha se Presidenti ndoqi dietën e quajtur ‘Dukan’, megjithatë më vonë u tha se në fakt ai nuk ndiqte asnjë dietë specifike por nëpërmjet vullnetit dhe duke i kushtuar një rëndësi masës ushqimore filloi që të pësonte ndryshime në trup. Bashkëshortja e tij Monika tregoi se Iliri për mëngjese hante vetëm vezë të ziera dhe zarzavate, ndërsa nga buka kishte hequr dorë përgjithmonë. Po ashtu Meta ka ushtruar çdo ditë, vrap, ecje si dhe një orë biçikletë.

Monika Kryemadhi – Monika Kryemadhi prej vitesh tashmë gëzon një fizik mjaft të rregullt të cilin e arriti nëpërmjet një diete të cilën e nisi menjëherë pasi bashkëshorti i saj Ilir Meta u dobësua. E ftuar në emisionin ‘Thumb’ kohë më parë, e pyetur për transformimin në pamje, Monika me shaka tha se ishte dobësuar për inat të Ilirit. Me ndihmën e një mikeshe të saj dietologe, Monika filloi një dietë, duke hequr dorë totalisht nga brumërat.

Arian Çani – Një nga personazhet që habiti gjithashtu të gjithë publikun me ndryshimin e tij ishte edhe moderator i ‘Zonë e lire’, Arian Çani i cili ra drastikisht shumë kilogramë në peshë. Në një intervistë për ‘Express’ ai rrëfeu publikisht se për të arritur peshën ideale nuk ndoqi asnjë dietë të rreptë. E vetmja gjë që ka bërë Çani është që vendosi të heqë dorë prej ushqimit të tepruar dhe ëmbëlsirave gjatë ditës dhe i’u rikthye vrapit e sportit. Gjithashtu ai eliminoi edhe alkoolin dhe ushqimin në orët e vona.

Capital T – Të gjithë e mbajnë mend reperin Capital T në fillim të karrierës së tij. Ai ka qenë mjaft i mbushur në trup, mirëpo vitet e fundit është kthyer në një ndër meshkujt me trupin më të mirë. Në foto të ndryshme, reperi ka treguar rezultatet e palestrës. Ai ka treguar shpesh në postimet e tij kujdeset shumë dhe për ushqimin e tij.

Big Mama – Këngëtarja Big Mama pak vite më parë i habiti të gjithë me transformimin në trup,shkruan . Në fillimet e saj Bigu ka treguar se mbante dieta, mirëpo ato nuk rezultuan të suksesshme dhe për këtë arsye kreu një ndërhyrje gastrike që i riktheu format perfekte trupore.

Të ngjashme