16 linjat e fytyrës, ja çfarë sekretesh fshihen për shëndetin tuaj

Prishtinë | 10 Kor 2017 | 10:52 | Nga

Linjat e fytyrës shpesh tregojnë sinjale për shëndetin tuaj, ndaj disa prej tyre nuk duhet të injorohen dhe të drejtoheni te mjeku.

Por, ato mund të jenë edhe tregues të gjendjes suaj emocionale.

Linjat horizontale të ballit: Këto vija janë të lidhura me stomakun dhe nëse janë tepër të theksuara ju paralajmërojnë se duhet të relaksoheni dhe të bëni pushime. Ato janë tregues të yndyrës dhe sheqerit të lartë që po konsumoni.
Vijat tek cepat e brendshëm të vetullave: Kjo është një shenjë e dobësimit të disa prej organeve tuaja të brendshme veçanërisht mëlçisë. Ju duhet të konsumoni drithërat, frutat dhe perimet jeshile. Duhet të evitoni konsumimin e ushqimit me erëza, kripë dhe kafen. Nëse keni probleme të rënda të mëlçisë, atëherë duhet të vizitoni një mjek.

Linja tek cepi i vetullës së djathtë: Kjo shenjë është e lidhur direkt me shpretkën. Ju duhet të kërkoni ndihmë mjekësore. Konsumimi i frutave është zgjidhje e përkryer për të përmirësuar funksionin e shpretkës.
Linja tek ura e hundës: Kjo vijë shpesh do të thotë se ju prekeni nga alergjitë jo-sezonale dhe sezonale. Kjo linjë është e lidhur edhe me dëshirat seksuale. “Ndoshta keni pak kohë që nuk keni bërë dashuri”.
Linja tek cepat e syrit: Këto vija janë dëshmi se jeni të qeshur në fytyrë gjatë gjithë kohës (çka është e mirë për shëndetin tuaj), por është shenjë që paralajmëron probleme me shikimin.
Rrathë ose qese poshtë syrit: Këto shenja mund të tregojnë mbi mungesat e gjumit, por gjithashtu janë shenja që tregojnë problemet me veshkat. Konsumoni sa më shumë perime të freskëta, fruta dhe pini shumë lëngje.
Vija tek mollëzat e faqeve: Tregojnë se keni probleme me tretjen e ushqimit. Këshillohet të vendosni një dietë duke u këshilluar me mjekun.
Maja e hundës është e kuqe: Kjo shenjë është e lidhur me sistemin e qarkullimit të gjakut dhe zemrës. Është tregues se keni probleme me tensionin e gjakut kështu që kontrolloni shpesh tensionin e gjakut. Hunda e kuqe do të thotë gjithashtu të shmangni alkoolin, kafen dhe ushqimet pikante.
Linjat e gojës: Nëse vini re një vijë vertikale në anët e gojës , kini probleme me shtyllën kurrizore. Duhet të konsumoni më shumë vitaminë D, fibra, shumë lëngje dhe ushtrime.
Linjat e të qeshurit: Këto linja kanë dy indikacione krejtësisht të ndryshme. I pari tregon se jeni një person i lumtur dhe i qeshur. E dyta është më serioze për shkak se linjat e të qeshurit janë të lidhura me pankreasin dhe mund të jetë një shenjë për një pankreas të dobët. Për të përmirësuar gjendjen e pankreasit, duhet të konsumoni qershi, hudhër, spinaq, rrush dhe boronica.
Linjat sipër buzës: Zakonisht këto linja identifikojnë duhanpirësit, por kjo zonë është e lidhur edhe me shpretkën. Përpiquni të hani më shumë perime si: karrota dhe kungull.
Herpes në buzën e poshtme: Ka disa shpjegime për këtë vend. I pari është qarkullimi i dobët, të cilin mund ta trajtoni me aktivitet fizik ose joga. E dyta është se mund të keni probleme me shëndetin e zorrës së trashë. Vizitohuni tek një mjek.
Vijat e qafës: Janë të zakonshme tek njerëzit mbipeshë. Ju duhet të zgjidhni një dietë të shëndetshme për humbje peshe. Këto vija janë të lidhura edhe me gjëndrën tiroide. Për të përmirësuar shëndetin e gjëndrës tiroide, merrni ushqim të pasur me zink.
Vija rreth syrit: Nëse vëreni unazë vijash rreth syrit tuaj, kjo mund të jetë shenjë për një nivel më të lartë të kolesterolit se normalja.
Vena tek cepat e vetullave: Mund të jenë shenjë për presion të lartë të gjakut. Bëni joga ose pushime.
Vija mbi mjekër: Kjo ka të bëjë me zemërimin apo frustrimin brenda jush. Përpiquni të mendoni pozitivisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme