20 përdorime alternative të mjaltit

Prishtinë | 27 Nën 2022 | 07:07 | Nga Ekonomia Online

Sipas një studimi të zhvilluar në vitin 2011 mbi kujtesën dhe menopauzën, rezultoi se te gratë që konsumonin vazhdimisht mjaltë rritet kapaciteti i kujtesës. Ndaj është e këshillueshme mjalti, kryesisht për gratë në fazën post-menopauzë

Mjalti, përveçse është shumë i mirë për t’u ngrënë, është edhe një kurë natyrale kundër shqetësimeve shëndetësore dhe kujdesit personal. Revista “Vanityfair” rendit 20 mënyra alternative të përdorimit të mjaltit në zbutjen dhe trajtimin e disa sëmundjeve e deri te trajtimet kozmetike për trupin dhe fytyrën.

Kundër zbokthit

Po është e vërtetë, mjalti mund të përdoret si kurë kundër zbokthit. Përveçse vlerësohet për cilësitë e tij antibakteriale, mjalti është i njohur edhe për fuqinë e tij antimykotike. Një studim i zhvilluar në vitin 2001, publikuar në Revistën e Kërkimeve Mjekësore ka zbuluar se përdorimi i mjaltit të holluar zvogëlon irritimin e lëkurës duke lehtësuar lëkurën kundër të kruarës.

Humbjen e peshës

Një studim klinik kryer në vitin 2009 përfshiu për 8 javë disa pacientë të sëmurë me diabet dhe iu kërkua që të konsumonin rregullisht mjaltë. Pas përfundimit të studimit u arrit në përfundim se personat që kishin konsumuar mjaltë kishin humbur peshë, si dhe kishin përmirësim të nivelit të kolesterolit. Ndaj një mënyrë shumë e mirë për të nisur ditën dhe moderuar paksa kilet tuaja do të ishte me një mëngjes duke pirë një gotë ujë të ngrohtë me një lugë mjaltë.

Antioksidant i fuqishëm

Një studim ka zbuluar se mjalti është një burim i fuqishëm i pasur me antioksidantë të quajtur polifenoli, të cilët kryejnë një rol të rëndësishëm për shëndetin e zemrës si dhe ulin rrezikun për kancer. Personat të cilët iu nënshtruan studimit iu kërkua të konsumonin 4 lugë çaji mjaltë për 29 ditë rresht. Përfundimi? Rezultati ishte mjaft i mirë, te këta persona rezultoi nivel i lartë i antioksidantëve në gjak.

Ilaç për dehjen

Situata pas dehjes mund të jetë e dhimbshme, mirëpo mjalti duket se është kura e duhur. Sipas “Secondo la Royal Society of Chemistry”, mjalti është i pasur me fruktozë, një lloj sheqeri i cili gjendet edhe te frutat, përshpejton nxjerrjen e alkoolit nga metabolizmi. Në thelb, alkooli është i ndarë në acetaldehyde dhe fruktoza e konverton këtë substancë toksike në acid acetik, i cili më pas e ndan në anhidrid karbonik.

Performanca sportive

Përmirëson performancën sportive. Shumica e sportistëve marrin karbohidrate për të krijuar rezerva të glukozës, për të përmirësuar kështu performancën sportive. Por së fundi është zbuluar se sheqernat natyralë sikurse është mjalti, janë po kështu shumë efikasë.

Stimulon kujtesën

Sipas një studimi të zhvilluar në vitin 2011 mbi kujtesën dhe menopauzën, rezultoi se te gratë që konsumonin vazhdimisht mjaltë rritet kapaciteti i kujtesës. Ndaj është e këshillueshme mjalti, kryesisht për gratë në fazën post-menopauzë. Madje studimi ka arritur në përfundimin se konsumimi i mjaltit është më efikas se përdorimi i ilaçeve me bazë hormonet. Kështu, gratë të cilat kishin konsumuar 20 gramë mjaltë në ditë për katër muaj rresht, kishin kujtesë më të mirë sesa gratë që i ishin nënshtruar një terapie me hormone.

Kundër pickimit

Pickimi i grerëzës mund të jetë shqetësues, jo vetëm për dhimbjen por për të kruarën që shkakton. Falë aftësisë anti-inflamatore, mjalti mund të jetë një kurë shumë e mirë kundër pickimit, madje ai cilësohet edhe si antibiotik natyral, pasi parandalon edhe infektimin pas pickimit.

Lehtëson djegiet

Një studim i zhvilluar në Zelandën e Re nxjerr më në pah cilësitë e mjaltit si alternativë mjekuese kundër djegieve nga dielli.

Lufton infeksionet

I njohur për përmbajtjen antimikrobale, mjalti që në lashtësi është përdorur për mjekimin e plagëve. Studiuesit në Zelandën e Re kanë zbuluar se mjalti mund të shërojë infeksionet e lehta, të mbrojë nga plagët nga infeksioni, të shpejtojë shërimin pasi stimulon rritjen e qelizave.

Konservues frutash

Nëse jeni duke menduar për një mënyrë të mirë për të ruajtur frutat e sezonit, mund të zgjidhni për t’i vënë ato në kavanoza qelqi në mjaltë: Shkencëtarët e ushqimit të Universitetit Cornell kanë zbuluar se mjalti përmban një kompleks antimikrobal.

Për sallatat

Kërkuesit e Departamentit të Kimisë në Universitetin e Ilinoisit kanë zbuluar se mjalti mund të jetë një konservues natyral dhe një ëmbëltues i shkëlqyer nëse vendoset të jetë një shoqërues i sallatave.

Qetësues natyral

Ekziston një legjendë sipas së cilës, Kleopatra relaksohej në vaskën e saj në qumësht me mjaltë dhe vajra bimorë. Në fakt nuk është e thënë të jesh mbretëreshë për të patur një “luks” të tillë sepse kushdo tashmë mund t’ia lejojë vetes një gjë të tillë. Sipas studiuesve, një akt i tillë është një kurë qetësuese e mrekullueshme.

Dhembjet e fytit

Sipas ekspertëve, mjalti përmban vitaminën B dhe është një burim i kalciumit dhe magnezit, të cilat kanë aftësinë për të zbutur një dhimbje të fytit dhe për të forcuar sistemin imunitar.

Ndihmon në tretje

Mjalti mund të ndihmojë në lehtësimin e tretjes duke ulur aciditetin në stomak. Një studim i vitit 2006, ka arritur në përfundimin se mjalti përmirëson mikroflorën e zorrëve, duke përmirësuar ndjeshëm aftësinë tretëse.

Pastron fytyrën

Falë përbërjes antibakteriale dhe hidratuese të mjaltit, e bëjnë atë përbërësin kryesor për pastrimin e trupit dhe fytyrës.

Lufton pagjumësinë

Mjalti ju ndihmon që ju të flini. Truri, në fakt është një konsumues i madh i glikogjenit, produkt i prodhuar nga mëlçia. Por që të prodhohet glikogjeni është e domosdoshme glukoza dhe fruktoza, si dhe disa minerale e vitamina. Konsumimi i dy lugëve mjaltë para se të shkoni të flini, furnizon mjaftueshëm “serbatorin” e trurit për të patur tetë orë gjumë të pashqetësuar.

Lehtëson kollën

Një studim i kryer në vitin 2012, i publikuar në revistën e pediatërve ka zbuluar se fëmijët kolliten më pak pas konsumimit të dy lugëve mjaltë para se të flenë. Kujdes! Mjalti nuk këshillohet t’iu jepet fëmijëve nën 12 muaj, pasi rrezikojnë të preken nga botulizmi foshnjor.

Bëhet dyllë

Mund të bëjmë dyllin në kushtet e shtëpisë, mjafton të shkrish mjaltin me pak sheqer dhe limon, më pas veproni siç duhet.

Maskë hidratuese

Ashtu si një ilaç natyral, mjalti pengon lëkurën të shkojë drejt tharjes, duke ndihmuar për të ruajtur molekulat e ujit, të pranishme në të. Për ata që vuajnë nga lëkura e thatë e fytyrës, maskat me mjaltë janë mjaft efikase. Aplikoni mjaltin në fytyrën tuaj dhe lëreni për pesëmbëdhjetë minuta.

Lufton puçrrat

Falë aftësisë antibakteriale, me mjaltin e trashë mund të bëni një “scrub”, i cili mund të shërbejë si pastrues i fytyrës dhe sidomos kundër puçrrave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme