20 sjellje që ju ndihmojnë të rrisni vetëbesimin

Prishtinë | 15 Sht 2021 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Vetëbesimi mund të luajë një rol të rëndësishëm në motivimin dhe suksesin tuaj gjatë gjithë jetës.

Nga ana tjetër, niveli i ulët i vetëbesimit mund t’ju mbajë larg suksesit në shkollë ose në punë, sepse nuk besoni se jeni i aftë për sukses.

Për të ndërtuar vetëbesimin, ju sugjerojmë që të kultivoni këto sjellje:

  1. Rrini sa më larg njerëzve negativë;
  2. Përdorni fjalë sa më pozitive;
  3. Gjithmonë shikoni të tjerët në sy kur flisni;
  4. Thërrisni njerëzit me emër;
  5. Lini një përshtypje të parë të mirë;
  6. Thoni “Jo” kur duhet;
  7. Caktoni qëllimet e juaja personale;
  8. Qeshni më shumë;
  9. Shikoni problemet sikur sfida të radhës;
  10. Gjeni një hobi;
  11. Balanconi prioritetet e jetës dhe të punës;
  12. Mos i anashkaloni njerëzit e vështirë;
  13. Ndihmoni të tjerët që kanë nevojë;
  14. Jepni komplimente;
  15. Besoni në vete;
  16. Ofroni ndihmë para se t’jua kërkojnë;
  17. Bëni punë vullnetare;
  18. Mbërrini gjithmonë në kohë;
  19. Ofroni zgjidhje e jo probleme;
  20. Dilni më shpesh.

Të ngjashme