Rregullat e pashkruara të punës…

Prishtinë | 08 Pri 2018 | 23:50 | Nga

Kur fillove shkollën për herë të parë, nuk i kishe të gjitha rregullat e shkruara. Por me kalimin e kohës, duke vëzhguar se si silleshin moshatarët e tu, mësove se për shembull nëse doje të bëje një pyetje duhet të ngreje dorën. Të njëjtat parime aplikohen edhe në punë, ku disa rregulla janë të shkruara të cilat sigurojnë bashkë ekzistencën në harmoni midis kolegëve dhe të tjera nuk janë të shkruara.

Por cilat janë ato rregulla të cilat duhet ti njohim por që nuk janë shkruar në Kodin e institucionit?

Celulari
Gjatë orarit të punës mundohuni që të mos e vendosni në maksimum zilen e telefonit, sepse zilet e ndryshme të telefonit mund të jenë shumë shqetësuese dhe të mërzitshme për kolegët.

Shmang telefonatat private në tavolinën e punës.
Edhe nëse telefonata nuk ka përmbajtje personale, shko diku larg tavolinës së punës që të mos pengosh kolegët të vazhdojnë punën e tyre.

Mos e merr telefonin në mbledhje pune.
Pavarësisht nëse e keni vendosur pa zile, apo nëse merrni një mesazh do të jeni të tunduar të kontrolloni se nga kush vjen. Kjo jo vetëm që është e pasjellshme, por madje është një shenjë e qartë për shefin tuaj që mendja juaj nuk është 100% e përqëndruar në punë. Të gjitha telefonatat mund të presin derisa ju të keni mbaruar takimin apo kur të keni pushimin e ndërmjetëm.

Përdorimi i i internetit
Politikat e përdorimit të internetit ndryshojnë nga zyra në zyrë, disa kompani ndalojnë përdorimin e rrjeteve sociale si Facebook, My Space sepse e quajnë një humbje kohe.

Rregulli i përgjithshëm
Interneti duhet të përdoret në mënyrë të moderuar, më shumë gjatë kohës së pushimit. Interneti është shumë i nevojshëm si për shembull me përdorimin e hartave, fjalorëve por gjithashtu mund të të tërheq vëmendjen shumë lehtë nga punët që po bën. Nëse sa herë që shefi yt hyn brenda sheh faqe të parë Facebook, nuk do dukesh si një punonjës që përpiqet fort të bëj sa më mirë punën.

Pirja e duhanit
Kritika kryesore që i bëhët punonjësve që konsumojnë duhan është se marrin më shumë pushim gjatë ditës se sa ata të cilët nuk kosnumojnë duhan. Nuk është absolutisht e vërtetë, por gjithsesi mos merr shumë pushime sepse në rast të kundërt do të dukesh dembel dhe egoist nga kolegët.
Sigurohu që rrobat e tua nuk mbajnë shumë erë cigare kur vjen nga pushimi dhe që nuk shkëputesh shumë nga marrëdhënia me kolegët.

Dëgjon muzikë
Punë të cilët kërkojnë kreativitet nga stafi, lejojnë dëgjimin e muzikës me kufje. Por kjo mund të jetë shqetësuese nëse nuk i përmbahemi disa rregullave etike: absolutisht nuk është etike të këndosh, të fishkëllesh, apo ti biesh tavolinës duke krijuar një skenë imagjinare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme