Kokëdhembjet të cilat duhet t’i merrni seriozisht

Prishtinë | 12 Tet 2016 | 19:00 | Nga

Teksa një migrenë e keqe ju bënë të ndiheni sikur dëshironi fundin e gjithçkaje, kokë-dhembjet zakonisht nuk paraqesin rrezik për jetën. Sidoqoftë, një kokë dhembje e ashpër mund të sinjalizojë diçka më serioze sikurse sulm, meningjit, apo ndonjë sëmundje tjetër serioze.

Po ju paraqesim tri llojet e shenjave për të cilat duhet të tregoheni të kujdesshëm:

Dhimbje shpine dhe ethe

Qafë të tendosur dhe ethe mund të jetë një shenjë e meningjitit, një inflamacion i membranave që rrethojnë sistemin qendror nervor, të cilat shpejt mund të bëhen kritike.

Mundim

Mundime apo të vjella të rënda apo vështirësi në të folur apo ecur mund të jenë shenja të një goditje hemorragjike.

Kokë-dhembja më e keqe ndonjëherë

“Ajo për çka na është mësuar të kemi kujdes është diçka që njihet si ‘kokë-dhembja më e keqe në jetën e tyre,” thotë Adam Wilkes, specialist në Spitalin Lankenau në Wynnewoo.

“Mund të jetë një shenjë se ka një komplikim në tru ku ka filluar të rrjedhë pak gjak e cila mund të shndërrohet në një gjakderdhje të plotë katastrofike dhe ajo mund të rrezikojë jetën”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme