30 gjëra që duhet t’i dini para moshës 30 vjeç

Prishtinë | 27 Dhj 2021 | 00:50 | Nga Ekonomia Online

Thuhet se jeta fillon pas të tridhjetave, kur më në fund fitojmë ndjenjën e vetëdijes dhe pavarësisë dhe kuptojmë aspiratat dhe dëshirat tona të vërteta.

Megjithatë, me qëllim që të realizoni ëndrrat tuaja dhe të arrini suksesin maksimal në të gjitha sferat e jetës, ia vlen t’i mësoni disa gjëra.

Ja 13 gjërat e nevojshme që çdo person duhet të bëjë deri në moshën 30 vjeç:

1. Gjeni një punë që ju pëlqen

Pas diplomimit nga një universitet ju keni eksperimentuar mjaftueshëm me ndryshimin e vendeve të punës, zyrave të punës, pagave dhe profesioneve.

Ama deri në moshën 30 vjeçare, është shumë e rëndësishme të gjeni punën që do t’ju sjellë kënaqësi, ku do të përpiqeni për më shumë zhvillim dhe të ngjisni shkallët e karrierës.

2. Mësoni të gatuani pjatën tuaj speciale

Ju mund ta urreni gatimin ose mund të keni një pjatë të preferuar që mund ta gatuani më mirë se kushdo tjetër. Të paturit e një recete që e posedoni mirë do ju nderojë edhe në rastet e vizitave nga miqtë.

3. Kuptoni cilët janë miqtë tuaj të vërtetë

Kur jemi të rinj, jemi të rrethuar nga shumë njerëz dhe lehtësisht njohim njerëz të rinj. Shumë shpesh, gabimisht mendojmë se ata janë të gjithë miqtë tanë.

Megjithatë, pas njëfarë kohe, ata zhduken dhe vetëm miqtë e vërtetë mbeten afër nesh.

4. Mos i bëni “tellall” detajet e jetës personale

Kini parasysh se nëse doni ta mbani marrëdhënien tuaj të fortë, nuk duhet t’u tregoni të gjithëve për problemet me të cilat po përballeni ju dhe partneri juaj.

Nëse ndjeni se doni të ndani brengat tuaja me dikë, vizitoni një psikoterapeut. Një profesionist do t’ju dëgjojë me kujdes dhe do t’ju ndihmojë të analizoni veprimet tuaja dhe të partnerit tuaj.

5. Përcaktojini në mënyrën e duhur prioritetet

Është e rëndësishme të mësoni t’i jepni përparësi dhe të bëni atë që dëshironi me të vërtetë sa më shpesh të jetë e mundur.

6. Gjeni para dhe kohë për pushime

Mungesa e pushimit çon në rraskapitjen morale dhe fizike dhe ul nivelin e përgjithshëm të efikasitetit. Për këtë arsye është më mirë të shpenzoni para jo në modelin më të fundit të smartfonëve, por në pushime të merituara.

Pasi të jeni plotësisht të çlodhur, do të jeni në gjendje të rifreskoheni dhe të bëni më shumë. Bëjeni rregull që të kurseni 20% të pagës tuaj për një palë pushime të ardhshme.

7. Merrni patentën e makinës

Marrja e patentës së makinës ju motivon për veprime të mëtejshme.Pasi ta keni marrë atë, do të filloni të mendoni rreth blerjes së një makine dhe prandaj do të rrisni nivelin e të ardhurave tuaja.

Do të lëvizni më shumë dhe nuk do të vareni nga askush.

8. Sigurojini vetes të ardhura shtesë

Sigurohuni që keni një burim shtesë të të ardhurave deri në moshën 30 vjeçare. Edhe të punuarit në një nga kompanitë më të qëndrueshme në qytetin tuaj nuk mund t’ju garantojë një të ardhme të qëndrueshme.

Kjo është arsyeja pse është e nevojshme të siguroheni me një burim shtesë të të ardhurave në mënyrë që të mund të përballoni ndonjë situatë kritike.

9. Largohuni nga shtëpia e prindërve tuaj

Herët a vonë, duhet të vendosni të largoheni nga shtëpia e prindërve tuaj dhe është më mirë ta bëni atë nga mosha 30 vjeçare. Kjo do t’ju ndihmojë të mësoni të planifikoni buxhetin tuaj, duke marrë parasysh shpenzimet, që deri më përpara nuk i paguanit ju.

10. Mësoni të jepni fjalime në publik

Mësoni të kapërceni frikën tuaj! Një person i cili gjithmonë qëndron i qetë dhe nuk përdor fjalë parazitare trajtohet gjithmonë me respekt dhe vëmendje.

Të jesh në gjendje të flasësh mirë, do të heqësh qafe pasigurinë, do të jesh në gjendje të paraqesësh me sukses projektin tënd, të bindësh shefin tënd që ta rrisë pagën tënde etj.

11. Gjeni stilin tuaj

Një person i rritur duhet të ketë stilin e tij personal që e bën atë të ndihet rehat. Duke gjetur stilin tuaj personal, ju do të harroni për problemin e vazhdueshëm të zgjedhjes së  rrobave që duhet të vishni.

Mbani mend se është pamja juaj që krijon përshtypjen e parë dhe kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme të ndiheni rehat me pamjen tuaj.

12. Lexoni literaturë klasike

Do të rrisni ndërgjegjësimin kulturor, fjalori juaj do të pasurohet dhe ju do të jeni në gjendje të zhvilloni biseda interesante.

13. Qëndroni në formë

Nëse nuk doni të përfundoni duke e kaluar kohën tuaj të lirë të ulur në një stol në moshën 50 vjeçare, duhet të bëni sport. Orari juaj javor duhet të përfshijë aktivitetin fizik që do t’ju ndihmojë të qëndroni në një formë të mirë dhe të shëndetshme.

Të ngjashme