33 vdekje lidhen me ilaçin anti-epileptik

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 19:41 | Nga Ekonomia Online

Një ilaç i cili jepet me recetë, që lidhet me 33 vdekje që ndodhën në Irlandën e Veriut në 2017’ën, tani do të trajtohet si një ilaç i klasës C.

Pregabalin – i njohur edhe nga emri i markës Lyrica – është ilaç anti-epileptik i përdorur gjithashtu për të lehtësuar dhimbjet kronike.

Irlanda e Veriut ka normën më të lartë të recetës për pregabalin në Britani të Madhe.

Është e paligjshme të kesh ilaçe të klasës C pa recetë dhe t’i furnizosh ose t’i shesësh ato tek të tjerët.

Gjithashtu në këtë regjion do të ketë kontrolle të rrepta për të siguruar llogaridhënie dhe për të minimizuar shanset që ky ilaç të bie në duar të gabuara.

Vdekjete lidhura me ilaçin me recetë janë në rritje.

Në 2016, tetë vdekje nga ilaçi ishin të lidhura me keqpërdorimin e Lyrica – një vit më vonë kjo shifër u rrit në 33.

Të ngjashme