38 mendime të nxjerra nga jeta nga një grua 90-vjeçare

Prishtinë | 27 Maj 2023 | 20:50 | Nga Ekonomia Online

Për të festuar ditëlindjen e 90-të, Regina Brett shënoi disa thënie që i mësoi jeta.

Janë thëniet më të kërkuara që ajo ka shkruar ndonjëherë:

  • Jeta nuk është e drejtë, por është ende e mirë.
  • Kur keni dyshime, ecni me hapa të vegjël.
  • Jeta është shumë e shkurtër për të humbur kohën, duke urryer ndonjë.
  • Puna juaj nuk do të kujdeset për ju kur jeni i sëmurë. Miqtë dhe prindërit tuaj, PO. Flisni me ta.
  • Paguani kartën e kreditit çdo muaj.
  • Ju nuk keni për të fituar çdo argument. Pajtohuni me mospajtimin.
  • Qani me dikë. Është më e shëndetshme, sesa të qash vetëm.
  • Kurseni për pensionin duke filluar me pagën tuaj të parë.
  • Bëni paqe me të kaluarën tuaj, që të mos shkatërroni të tashmen.
  • Është mirë që fëmijët tuaj t’ju shohin duke qarë.
  • Mos e krahasoni jetën tuaj me të tjerët. Ju nuk e keni idenë se si është udhëtimi i tyre.
  • Nëse një marrëdhënie duhet të jetë sekret, nuk duhet të jeni në të.
  • Ti edhe mund të mos shohësh duke i mbyllur sytë. Por mos u shqetësoni, Perëndia nuk i mbyll sytë kurrë.
  • Merrni frymë thellë. Të qetëson mendjen.
  • Largohuni nga çdo gjë që nuk është e dobishme, e bukur apo e gëzueshme.
  • Çfarëdo që nuk të vret, ju bën më të fortë.
  • Kur bëhet fjalë për të shkuar pas asaj që e doni në jetë, mos merrni një JO si përgjigje.
  • Ndizni qirinj, përdorni çarçafët e bukur, vishni të brendshme marramendëse. Mos i ruani ata për një rast të veçantë. E sotmja është e veçantë.
  • Përgatituni mirë, pastaj shkoni me rrjedhën.
  • Bëhu joshëse tani. Mos prisni të thinjeni, e pastaj të visheni me të kuqe.
  • Organi më i rëndësishëm i seksit është truri.
  • Askush nuk është përgjegjës për lumturinë tuaj, vetëm ju.
  • Kushtëzoni çdo të ashtuquajtur fatkeqësi me këto fjalë: ‘ Pas pesë vitesh, a do të jetë kaq e rëndësishme kjo?’
  • Gjithmonë zgjidhni jetën.
  • Falni të gjithëve, gjithçka.
  • Atë që mendojnë njerëzit për ju, nuk është puna juaj.
  • Koha shëron pothuajse çdo gjë. Jepini kohë – kohës.
  • Sado e mirë apo e keqe të jetë situata, ajo do të ndryshojë.
  • Mos e merrni veten aq seriozisht. Askush tjetër nuk e bën.
  • Besoni në mrekulli.
  • Perëndia ju do, për shkak se ai është Perëndi i dashur, jo për shkak të asaj që bëni apo nuk bëni!
  • Fëmijët tuaj kanë vetëm një fëmijëri.
  • Gjithçka që me të vërtetë ka rëndësi në fund është dashuria.
  • Dilni jashtë çdo ditë. Mrekullitë po ju presin gjithandej.
  • Lakmia është një humbje kohe. Ju tashmë keni gjithçka që ju nevojitet.
  • Më e mira s’ka ardhur ende.
  • Pa marrë parasysh se si ndiheni, ngrihuni, vishuni dhe dilni.
  • Jeta nuk është e lidhur me një fjongo, por megjithatë është një dhuratë.

Të ngjashme