4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

Prishtinë | 28 Qer 2017 | 11:39 | Nga

Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet e lëkurës (qeliza që janë përgjegjëse për ngjyrën e lëkurës sonë). Ajo që shumë pak njerëz e dinë është se disa faktorë në dukje të padëmshme mund të bëhen shkak i zhvillimit të këtij lloji të kancerit. Ja cilët janë ato:

Vera e bardhë

Ndjesë për ju që preferoni këtë pije, por sipas një studimi të publikuar tek revista “Cancer Epidemiology, Biomarkers & Prevention”, konsumi i vetëm një gote verë të bardhë çdo ditë rrit rrezikun me 13% të zhvillimit të formës më vdekjeprurëse të kancerit të lëkurës.

Kjo mund të ndodhë, sipas ekspertëve, për shkak të enzimës “acetaldehyde” e cila dëmton ADN-në. Kjo enzimë gjendet tek të gjitha pijet alkoolike, por është në sasi më të lartë tek vera e bardhë.

Autori kryesor i studimit, Eunyoung Cho, i rekomandon individët që kanë faktorë të tjerë nxitës të melanomës, ta kufizojnë konsumimin e verës së bardhë për të ulur rrezikun e zhvillimit të melanomës dhe llojeve të tjera të kancerit.

Një zgjidhje tjetër e thjeshtë do të ishte zëvendësimi i verës së bardhë me atë të kuqe që, sipas shkencëtarëve, është më pak e dëmshme falë niveleve të larta të antioksiduesve.

HPV

Një studim i publikuar tek Revista Britanike Mjekësore ka zbuluar një lidhje mes infeksionit të HPV-së dhe një përhapje të karcinomës skuamoqelizore, një lloj kanceri i lëkurës i ndryshëm nga melanoma.

Keni të afërm me flokë të kuqe

Njerëzit me flokë të kuqe mund të fshehin një gjen që rrit rrezikun për t’u prekur nga kanceri i lëkurës, i lidhur me diellin. Sa i përket rrezikut për zhvillimin e kancerit, efekti i këtij gjeni është i krahasueshëm me dy dekada ekspozim ndaj diellit. Një tjetër studim, i publikuar tek “Nature Communications” tregon se vetëm ekzistenca e gjenit tek një pjesëtar i familjes – domethënë ju nuk keni flokë të kuqe, por një pjesëtar i familjes suaj po – rrit rrezikun me 42% të gabimeve gjenetike të lidhura me diellin, krahasuar me njerëzit që nuk e kanë këtë gjen.

Lëngjet e qitros

Konsumimi i vetëm një kupe me lëng grejpfruti ose portokalli më shumë se 1.6 herë në ditë është zbuluar se rrit rrezikun me 36%. Hulumtuesit shkencorë thonë se kjo ndodh sepse këto fruta janë të pasura në substanca si psoralen dhe furocoumarin, që thuhet se e bëjnë lëkurën më të ndjeshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme