4 vetitë e njerëzve egoistë

Prishtinë | 18 Dhj 2021 | 00:41 | Nga Ekonomia Online

Njerëzit egoistë kanë një aftësi mbresëlënëse për të bërë hile, shtirur dhe gënjyer, për shumicën e gjërave që duan në jetë. Ata nuk e kanë problem që të tjerët ta pësojnë në vendin e tyre, nuk japin asgjë në këmbim për njerëzit bujarë, mendojnë vetëm për veten, dhe janë krejtësisht të pakujdesur për botën që i rrethon, nëse prej kësaj nuk përfitojnë në një farë mënyre.

Nëse kërkoni mënyra si të mos bëheni një njeri egoist, atëherë duhet të mësoni për ato lloje sjelljesh që i shtyjnë njerëzit drejt kësaj mënyre të trishtë të të jetuarit.

Kërkojnë vëmendje

Njerëzit egoistë janë ashtu si janë nga fakti që ndiejnë një mungesë vetëvlerësimi si dhe nga fakti që kanë vazhdimisht nevojë për vëmendje, apo kërkojnë vëmendje. Këta njerëz shpesh herë mburren për veten e tyre dhe përpiqen që të bëjnë që gjithçka që ka lidhje me ta të duket më e rëndësishme nga sa është.

Eshtë e rëndësishme të mbani mend që të qëndroni të sinqertë me vetveten dhe të mos e merrni kurrë personale, kur ju lë në baltë një person i tillë. Me shumë gjasë, ai po lëndohet shumë më tepër brenda vetes, se sa ti.

Pritshmëri jorealiste

Njerëzit egoistë kanë pritshmëri shumë të larta dhe jorealiste nga të tjerët. Ata presin që miqtë dhe familja e tyre të vërtiten përreth tyre dhe nevojave të tyre. Duke kërkuar vazhdimisht favore, dhe duke mos dhënë asgjë në këmbim.

NUk duhet t’u jepni atë që duan, ndalni e mos u bëni më favore, dhe bëjuni të ditur se ju ka ardhur në majë të hundës duke u dhënë vazhdimisht, gjithçka. Rezistoju këtyre njerëzve toksikë.

Komplotojnë

Këta njerëz janë gjithmonë duke bërë plane për mënyra të reja, që të detyrojnë të tjerët të veprojnë si duan ata. Këtë e bëjnë që të ndihen në kontroll apo nga frika mos humbasin kontrollin. Ata do të të dëmtojnë në gjithçka që ti bën, dhe do të sigurohen që, çfarëdo që ti të jesh duke bërë, në fund të ditës do të jetë në dobi të tyre.

Manipulimi është një prej të vetmeve mënyra që ata përdorin kur nuk ndihen në kontroll të gjithçkaje. Në shumicën e rasteve, njerëzit detyrohen që t’i lënë të ikin, pasi ata kujdesen vetëm për pikëpamjen e tyre dhe të askujt tjetër.

Manipulojnë

Njerëzit egoistë janë profesionistë në manipulim. Ky është faktori i tyre më i fortë që i lejon të mendojnë, ndiejnë dhe bëjnë gjithçka që duan, pa barrën e pasojave. Manipulimi i të tjerëve është e vetmja mënyrë që ata kanë për të marrë gjithçka që u dëshiron zemra.

Nëse ndiheni sikur po ju përdorin gjatë gjithë kohës, me shumë siguri kështu është. Kuptoni që nuk mund të shkoni asgjëkundi duke debatuar apo bindur këta lloj njerëzish. Ata mendojnë vetëm për mendimet e tyre dhe jo të tuat.

Të ngjashme