5 gjëra për të cilat bëni mirë të mos nxitoni kurrë

Prishtinë | 16 Nën 2023 | 00:42 | Nga Ekonomia Online

Përqëndrimi dhe varësia jonë për të shpejtuar dhe bërë gjërat menjëherë është ajo që po krijon kaq shumë probleme në jetën, trupin, mendjen dhe në marrëdhëniet tona.

Një shofer i mirë e di se mos ngadalësimi në kthesa apo në rrugë me gropa, është i rrezikshëm. Ai nuk mendon dy herë për ta hequr këmbën nga gazi. Por pse ne jemi të ngadaltë për të bërë të njëjtën gjë kur marrim vendime, planifikojmë ditët tona ose kur kujdesemi për të pasur një jetësë të shëndetshme?

“Kur ngadalësoni, ju rrisni jetëgjatësinë dhe qëndrueshmërinë e makinës. Asnjë prej jush nuk e sheh këtë ngadalësim si dobësi ose një mendim i dobët. Ju nuk e shihni ngadalësimin si më pak produktiv, efektiv apo efikas. Por në jetën tonë të ngjeshur, të bezdisshme dhe të madhe, ne e shohim ngadalësimin si një gabim, si një dobësi.”- tha Jay Shetty, një vlog-er dhe një folës motivues.

Shetty ndan pesë fusha, ku ngadalësimi përmirëson produktivitetin dhe mirëqenien e përgjithshme. Ai këshillon që të mos nxitoni për këto 5 gjëra:

1. Asnjëherë mos nxitoni në marrjen e vendimeve

Lodhja nga marrja e vendimeve është një pjerrësi e rrëshqitshme. Truri ynë lodhet duke marrë vendime të vogla, të parëndësishme gjatë gjithë ditës. Kur vjen koha për të marrë vendime më të mëdha, më të rëndësishme, ai nuk mund të përballojë peshën e këtij vendimi. Jay Shetty thotë që duhet të mendoni se cilat vendime të parëndësishme mund të largoni nga jeta e përditshme.

2. Asnjëherë mos nxitoni në lidhje me besimin

Mbledhja e vetes nga prishja e një marrëdhënieje është e dhimbshme dhe kërkon shumë punë. Ne rrezikojmë të lëndohemi dhe të punojmë më shumë me veten në plan afatgjatë, nëse i besojmë dikujt para se ta tregojnë se mund t’u besojmë.

Ngadalësimi dhe pritja para se t’i besoni dikujt ndihmon në forcimin e marrëdhënies dhe ndërtimin e besimit me kalimin e kohës.

3. Asnjëherë mos bëni gjykime të parakohshme

Të jesh i shpejtë për të gjykuar e bën të lehtë ta shohësh dikë duke u bazuar në një ngjarje të caktuar.

“Ju i shihni ata përmes një fotografie. Kështu që nuk mund të gjykoni me saktësi karakterin e dikujt menjëherë. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm me mënyrën sesi gjykoni”- tha Shetty.

4. Asnjëherë mos ha me nxitim

Të hash shumë shpejt nuk është e shëndetshme për trupin dhe sjelljen tuaj. Të marrësh kohën e duhur për t’u ushqyer, ju jep mundësinë e diskutimit dhe lidhjes përreth tavolinës së ngrënies. Kjo ju jep kohë dhe hapësirë për të folur, si dhe për të kuptuar nëse trupi juaj është ngopur apo jo. Ushqimi ngrënë shpejt nuk tretet mirë.

5. Asnjëherë mos nxitoni për të krijuar shoqëri

“Mendoni për një moment për njerëzit në jetën tuaj që i konsideroni të afërt. Pyeteni veten se sa kohë cilësore kaloni me ta. Kemi nevojë të ngadalësojmë ritmin ndonjëherë për t’i dhënë kohë një marrëdhënieje që të ketë kuptim, të jetë e fuqishme dhe të jetë diçka që do të zgjasë.”- tha ai.

Në përgjithësi, ngadalësimi dhe përdorimi i kohës me mençuri mund të bëjë mrekulli në shëndetin dhe produktivitetin tuaj.

Të ngjashme