5 gjëra që nënat e reja duhet t’i dinë, por s’ua thotë askush

Prishtinë | 28 Mar 2023 | 20:48 | Nga Ekonomia Online

Të qenit një nënë e re padyshim është një sfidë më vete. Një tjetër status, një stil ndryshe jete, por mbi të gjitha një bebe që pret gjithçka prej jush. Edhe pse në ndihmë të kësaj bote tërësisht të re na vjen interneti, guidat dhe librat e ndryshëm që i japin përgjigje miliona pyetjeve në kokën tuaj, ka disa gjëra që askush s’do kujdeset t’ua thotë.

1. Nuk ka një “kohë të duhur” për të ndaluar ushqyerjen me gji

Sipas akademisë së pediatërve në Amerikë, nuk ka asnjë rregull që tregon se kur është koha e duhur për të ndaluar ushqyerjen me gji. Sa më shumë foshnja rritet aq më pak funksionale do të jetë qumështi i gjirit për shkak se vlerat tani mund t’i marrin nga ushqimet. Por shpesh shohim se nënat e reja zgjedhin të mos e ndalojnë, vetëm se janë konfuze për momentin e duhur.

2. Pelenat e shtrenjta nuk janë më të mira

Nuk ka ndonjë ndryshim të madh mes pelenave të shtrenjta apo atyre më të lira. Për aq kohë sa ato nuk i shkaktojnë fëmijës suaj asnjë irritim në lëkurë, gjithçka është në rregull.

3. Mos u harroni pas internetit

Të kërkosh për përgjigje në internet është një alternativë shumë funksionale, por s’duhet të harroni burimeve të cilat po i referoheni. Sigurohuni që informacioni të jetë i besueshëm dhe kryesorja, seleksiononi ato çka lexoni.Një informacion i gabuar, mund t’ju çojë drejt një situate problematike.

4. Biberonat nuk janë armiku juaj

Përkundrazi, ata na vijnë në ndihmë në momentet kur s’di ç’të bësh që fëmija juaj të pushojë së qari. Madje, për bebushat që duan t’i kenë gjatë gjithë kohës në gojën e tyre, janë  mbështetje e madhe. Vetëm kujdes! Përpiquni që ta zhdukni nga qarkullimi kur po afrohet ora e ushqimit, pasi ka tendencën të reduktojë urinë tek foshnja.

5. Kujdes me gjërat që ndani me ta

T’i japësh foshnjës të pijë nga e njëjta gotë ku keni pirë ju (edhe pse jeni nëna e tij/saj) nuk është e këshillueshme. Mikrobet e frikshme janë aty dhe shanset për një infeksion janë të larta.  Dhe jo vetëm nga prindi tek fëmija, por dhe e kundërta nëse foshnja vuan nga ndonjë infeksion në gojë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme