5 ushqimet që ulin “yndyrën” në gjak në mënyrë natyrale

Prishtinë | 20 Nën 2019 | 21:20 | Nga Ekonomia Online

Keni kolesterol të lartë? Nuk jeni të vetmit. Ky problem prek me miliona njerëz në të gjithë botën dhe lidhet me një sërë problemesh të tjera shëndetësore të rrezikshme, duke filluar nga sëmundjet e zemrës e deri tek diabeti. Trupi ynë ka nevojë për pak kolesterol për të funksionuar por, nëse merrni më shumë seç duhet duke ngrënë shumë ushqime të pasura në kolesterol, atëherë do të formohet një pllakë bakteriale në arterie, që mund të çojë në bllokime të rrezikshme të qarkullimit të gjakut.LDL është kolesteroli i “keq” i cili, në sasi mbi të nevojshmen, rrit rrezikun për atak në zemër dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare, ndërsa HDL është kolesteroli “i mirë” i cili, nga ana tjetër, ndihmon në spastrimin e kolesterolit të keq nga qarkullimi.

Ja cilat janë ushqimet që ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit:

  1. Fasulet dhe thjerrëzat
    Fasulet dhe thjerrzat janë të pasura në fibra dhe magnez. Këto dy elementë ndihmojnë në uljen e kolesterolit që përthithet nga aparati tretës dhe në mirëqënien e arterieve përkatësisht. Një racion me fasule ose thjerrëza çdo ditë mund të ulë nivelet e kolesterolit LDL me rreth 5% në vetëm 6 javë, sipas një analize që iu është bërë 26 studimeve të mëparshme.
  2. Avokado
    Falë fibrave dhe yndyrave mono-të-pangopura, konsumimi i avokados mund të ndihmojë në uljen e niveleve në total të kolesterolit. E rëndësishme është që t’i konsumoni avokadot në vend të yndyrave të ngopura.
  3. Tërshëra
    Ulja e kolesterolit mund të jetë një mision shumë i thjeshtë nëse hani tërshërë në mëngjes. Tërshëra përmban një substancë të njohur si beta-glukan që përthith kolesterolin e keq dhe e nxjerr atë nga trupi. Mjaftojnë dy racione me tërshërë dhe kolesteroli i keq mund të ulet me 5% në 5 javë, pa ndikuar në kolesterolin e mirë.
  4. Bajamet
    Konsumimi i vazhdueshëm i bajameve rrit nivelin e qelizave të kuqe në gjak, rrit nivelin e vitaminës E, si dhe pakëson nivelin e kolesterolit. Substancat që gjenden te bajamet ndihmojnë në parandalimin e LDL, ose kolesterolit të keq, i cili është përgjegjës për formimin e pllakave që mund të dëmtojë rrugët e enëve të gjakut dhe të bllokojë arterien.
  5. Çaji jeshil
    Një studim japonez i kryer te më shumë se 40 mijë të rritur ka zbuluar se personat që konsumojnë çaj jeshil çdo ditë janë 26% më pak të rrezikuar që të vdesin nga ataku në zemër ose goditja në tru. Ekspertët mendojnë se kjo ndodh sepse çaji jeshil është i pasur me një lloj flavonoide që pengon formimin dhe absorbimin e kolesterolit në trup.

Të ngjashme