6 arsye për t’i nxitur fëmijët të udhëtojnë

Prishtinë | 04 Mar 2021 | 22:40 | Nga Ekonomia Online

Nëse i doni fëmijët tuaj, dërgojini larg, le ta njohin botën. Ka plot 6 arsye për ta bërë këtë.

Krijon mundësi. Duhet të jemi prindër të guximshëm dhe t’i ftojmë fëmijët të bëhen të rritur, duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë që jep jeta për ta, edhe mijëra kilometra larg shtëpisë.

Fiton pavarësi. Pavarësia është një dhuratë e madhe që ju do të duhet t’ua jepni fëmijëve tuaj, për të shkuar përpara pa ndihmën e askujt.

Nxit kureshtjen për eksplorim. Është një mundësi e jashtëzakonshme për të eksploruar, për të takuar njerëz të rinj dhe për të stimuluar mendjen.

Fitojnë pavarësi.Rritja reale përbëhet nga eksplorimi dhe liria. Rreziku i strehimit të fëmijës nën çatinë e një shtëpie është që një ditë, kur shkon për të zbuluar botën, nuk do të jetë në gjendje ta përballojë atë.

Fiton njohuri. Fleksibiliteti, përshtatshmëria, njohuria shoqërore dhe kulturore, kurioziteti dhe komunikimi fitohen më lehtësisht.

Mësojnë kulturat e ndryshme. Ata do të zhyten në një gjuhë të re, do të bëjnë miq të rinj dhe do të bien në kontakt me zakonet dhe traditat që ndryshojnë shumë nga ajo që dinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme