6 arsye pse është më mirë të keni vetëm një fëmijë

Prishtinë | 16 Sht 2022 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Kohët moderne kanë detyruar familjet e reja të kenë sa më pak fëmijë, një ose dy, ose fare.

Disa zgjedhin të zhvillojnë karrierën e tyre, disa të jetojnë jetën plot aventura, disa janë shpirtra të lirë që edhe martesa nuk është në planet e tyre.

Por le të qëndrojmë tek martesa. 1, 2 apo më shumë fëmijë. Kjo është një pyetje që sot bëhet më shumë se më parë. Është e vështirë të thuhet se si do të mund të vijojë e ardhmja, por nisur thjesht nga një analiza dhe arsyetim faktesh, ajo që mund të projektohet si më e përshtatshme në fund të fundit, duket se është të pasurit e vetëm një fëmije.

Më poshtë janë disa prej arsyeve që e favorizojnë të pasurit vetëm një fëmijë:

Një fëmijë kushton dhe shtrenjtë madje. Prindërit e rinj përballen me stresin e kursimit për rritjen dhe edukimin e fëmijëve. Pasja e një fëmije të vetëm rrit shanset që ai të shkollohet në shkollat dhe universitetet më të mira.

Kur ke një fëmijë kursimi i parave është më i madh. Kjo bën që prindërit t’i japin atij më shumë mundësi dhe përvoja kulturore falë udhëtimeve apo kurseve edukative. Nëse fëmija është i vetëm atij nuk do i mungojë asgjë dhe investimet do të jenë më të mëdha në çdo drejtim.

Fëmijët e vetëm kanë një vetëvlerësim dhe inteligjencë shumë më të lartë se fëmijët e tjerë. Prindërit kanë më shumë kohë për t’ju përkushtuar atij dhe ato kanë vëmendjen e tyre të plotë.

Vetmia e fëmijëve nuk është një pengesë, përkundrazi ajo i nxit ato të zhvillojnë krijimtarinë e tyre dhe të jenë më të shkathët dhe të pavarur.

Fëmijët e vetëm shfaqin shenja maturimi më të lartë se fëmijët që kanë vëllezër dhe motra. Ato kanë më shumë mundësi të rrinë me të rriturit se me fëmijët e tjerë. Gjithashtu edhe rivaliteti dhe xhelozia mes vëllezërve nuk ekziston.

Balancat mes punës dhe shtëpisë do të jenë më të mira. Një fëmijë i vetëm i lejon prindërit të ndjekin aspiratat e tyre në rritjet në karrierë apo eksplorimi në fusha të tjera.

Të ngjashme