6 gjëra që një vajzë duhet t’i fshehë edhe nga i dashuri…

Prishtinë | 11 Tet 2022 | 01:25 | Nga Ekonomia Online

Të gjithë e dinë që femrat vijnë nga Venusi, ndërsa meshkujt nga Marsi?

Kjo është një “e vërtetë”, sepse femrat gjithmonë dinë t’i fshehin disa sekrete që meshkujt nuk kanë pse t’i dinë (e beson apo jo, kjo është në të mirën e të dy gjinive).

Nëse ka ndonjë djalë tani rreth teje, është mirë të dalë për të parë ndonjë ndeshje futbolli (është për të mirën e tij, kuptohet). Dhe tani që je e sigurt, mund të lexosh këto truke bukurie që ndonjëherë bën pa ia treguar atij.

Heq qimet nga gishti i madh i këmbës: Kush do qime në gishtat e këmbës? Ka vajza që mund t’i shohësh kështu, por e vërteta është që nuk duken edhe aq seksi. Sado të bukura të jenë këmbët, ato pak qime në gishtat mund të ta prishin të gjithë pamjen.

Maska e flokëve me majonezë. Ka një erë të rëndë, por maska me majonezë është mjaft e shëndetshme për flokët e thatë. Në fund, rëndësi ka rezultati, jo aroma. Për të gjitha që kanë flokë të ashpër, një herë në javë rekomandohet maska me majonezë, sepse është shumë e pasur me keratinë.

Lyen thonjtë e zverdhur. Askush nuk e dëshiron pamjen e thonjve të zverdhur të këmbës, por shpëtimi në këto raste është zgjedhja e një manikyri të mirë. Për të parandaluar zverdhjen e thonjve, përpiqu që të shmangësh këpucët që të djersijnë këmbët, por edhe të mos vendosësh manikyr mbi një shtresë bazë. Një trajtim pedikyri, po ashtu do të të bënte shumë mirë.

Pak pastë dhëmbësh për të zhdukur puçrrat: Nuk është mënyra më e mirë për zhdukjen e tyre, por është ajo më praktikja që të gjitha vajzat e bëjnë. Nëse dikush gjen kremin për eliminim puçrrash në tualetin tënd, sugjerimi është t’i qëndrosh besnike të vërtetës: mohoje që e përdor.

Shampo për flokë të thatë: Të gjithë djemtë mendojnë se vajzat zgjohen në mëngjes më flokë të bukur dhe askush nuk ka ndër mend t’ua ndryshojë këtë mendim. Por ata nuk e dinë se sa shumë vuajnë ato që të kenë gjithmonë një pamje të kuruar. Falë shampove për flokë të thatë (që mund të jenë të llojeve të ndryshme), pamja që ofrohet mund të jetë shumë e mirë.

Kremra për përdorime intime: Edhe këto raste nuk janë të rralla dhe djemtë nuk kanë pse t’i dinë. Ndodh që shpeshherë vajzat kanë probleme me zonat intime për shkaqe nga më të ndryshmet (hemorroidet, infeksionet, myku etj.) Edhe në këto raste, për të gjithë produktet që përdor mos jep shpjegime. Mjafton vetëm me një përgjigje, produkte personale.

Të ngjashme