6 gjëra të cilat i mëson pas vitesh jetë

Prishtinë | 10 Kor 2023 | 22:23 | Nga Ekonomia Online

A keni vërejtur ndonjëherë se si njerëzit e moshuar priren të kenë shumë urtësi dhe qetësi? Kjo për shkak se ata kanë jetuar aq shumë dhe kanë marrë shumë mësime përgjatë rrugës së quajtur “jetë”.

Disa njerëz thonë se ka  disa gjëra që mund të mësohen vetëm përgjatë viteve të jetës dhe përvojave nëpër të cilat kalojmë.

Unik ka përmbledhur 6 gjëra të cilat na duhet një jetë e tërë për ti mësuar.

Mos syno të jesh i/e përsosur

Shumë njerëz përpiqen të jenë të përsosur, madje pa e kuptuar atë. Ata janë të vetëdijshëm për çdo dështim, gjithmonë presin më shumë nga vetja, dhe ndjehen fajtorë kur gjërat nuk  ju shkojnë mirë.

Njerëzit duhet ta kuptojnë se prirja për të qenit i/e përsosur është e paarsyeshme. Kështu vetëm e dëmtoni shëndetin tuaj mental dhe fizik, dhe në thelb gjithmonë do të jeni të zhgënjyer.

Jo gjithmonë mund të bëni më të mirën për të tjerët, por të paktën mos I lendoni  atë. Po ashtu, nuk është e nevojshme që ju ta dëmtoni vetën ,duke iu bërë mirë të tjerëve. Mos harroni edhe ju keni nevojë të merreni  me vetën, pushim dhe relaks.

Mos e stërngarko vetën me punë

Njerëzit kalojnë shumë kohë duke ndjekur ëndrrat e tyre dhe duke shpresuar që të arrijnë sa më shumë në jetë. Ju mund të përqëndroheni në avancimin e karrierës tuaj deri në pikën kur e shihni se ajo po ju merr edhe jetën private. Në këtë pikë ndaluni sepse vetëm po  bën i dëm vetës.

Është mirë të jeni I përkushtuar në punë, por jo ta mbingarkoni vetën dhe të neglizhoni të gjitha aspektet e tjera të jetës tuaj për shkak të punës. Karriera juaj është e rëndësishme, por familja duhet të jetë në rënd të parë.

Mirënjohja është çelësi

Është e rëndësishme të vlerësoni atë që keni. Shumë njerëz bëjnë gabim duke u përqendruar aq shumë në ato që ju mungojnë ose në ato që i dëshirojnë  dhe harrojnë se sa të priviligjeruar janë nga Zoti, që kanë familje, shtëpi dhe ushqim të bollshëm.

Të kësh një punë që të mundëson ti paguash faturat, karakter të fortë për të kapërcyer sfidat, shtëpi, shtrat, ujë, ngrohje, energji elektrike është vërtetë fat. Nuk po themi që janë luks, por për një përqindje të madhe të njerëzve nëpër botë këto gjëra vërtetë janë luks.

Ky lloj i të menduarit pozitisht  nuk është vetëm për shfaqje. Ajo në fakt mund t’ju bëjë më të lumtur dhe madje t’ju lejojë të keni norma më të mira suksesi. Duke e bërë mirënjohjen një praktikë të përditshme ju do të shihni përditë ndryshime pozitive në jetën tuaj.

Dështimi është mësim!

Nëse nuk bëni gabime, nuk do të mësoni kurrë dhe nuk do të rriteni si karakter. Jeta sjellë rënie dhe ngritje, eksperienca të vështira, edhe nëse nuk i doni ato.

Çdo gabim dhe dështim ju bën më të fortë. Ju hapë rrugë për njohuri të reja, ju bën të zgjuar dhe më të mprehtë, dhe ju bën të mos përjetoni më gabime të njëjta.

Mos lejoni që frika e dështimit të pengojë përparimin tuaj. Mos lejoni që t’ju tërheqë larg rreziqeve.

Përqafoni çdo gabim dhe tregoni mësimin që ju ka mësuar; aplikoni në mënyrë aktive në jetën tuaj.

Pastaj, vazhdo. Gabimet tua nuk duhet të të rëndojnë; ato kanë për qëllim t’ju mësojnë diçka dhe t’ju ndihmojnë të ecni përpara.

Bëhu i sjellshëm

Dhembshuria është ndjesi shumë e nevojshme për sëcilin nga ne. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme  që të jeni të sjellshëm me njerëzit përeth jush, pavarësisht se kush janë ata. Kjo është diçka që shumë njerëz nuk mësojnë derisa të  kalojnë gati gjithë jetën.

Me pak ju mund ti bëni të tjerët të lumtur.

Buzëqeshu njerëzve kur ecni pranë tyre, bëj dhurata simbolike, komplimento të tjerët, paguaj për dikë një vakt ushqimi etj.

Jeto në të tashmen

Shumë prej nesh mbartin bagazhe emocionale nga e kaluara. Kështu vetëm ia humbni vetës rastin për të qenë të lumtur dhe për ta jetuar të tashmën. Sekreti i një jete më pozitive është të jetosh në të tashmen.  Mësoni të reflektoni mbi të kaluarën pa u ndalur në të, dhe mësoni të shikoni përpara për të ardhmen pa u penduar për të kaluarën. Përqëndrohuni në momentin që po ndodh tani, njerëzit rreth jush dhe ofroni vetes qetësi.

Të ngjashme