6 miliarderët që nuk kanë mbaruar as shkollën e mesme

Prishtinë | 25 Nën 2023 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Jay Z është njëri nga personat që është bërë miliarder pa pasur një diplome shkolle. Por, nuk është ai i vetmi ka shumë të tillë që sot janë të njohur për pasurinë e tyre, por që nuk kanë mbaruar shkollë.

Në vijim shikoni listën e miliarderëve botërorë, të cilët nuk patën sukses me arsim të lartë dhe diploma:

1. Amancio Ortega

Amancio Ortega u largua nga shkolla në moshën 14 vjeçare për të filluar drejtimin e punëve për dyqanet vendase. Vite më vonë, Ortega themeloi zinxhirin e shitjes me pakicë Zara në vendlindjen e tij, Spanjën. Sot kompania e tij njihet në rang kombëtar. Sot, ai është njeriu i dytë më i pasur në Europë, me një vlerë neto tronditëse prej 70.4 miliardë dollarësh.

2. Jay Z

Jay-Z ndoqi shkollën e mesme tekniko-profesionale George Westinghouse por kurrë nuk u diplomua. Jay-Z u bë bëhet miliarderi i parë i hip-hopit në qershor 2019. Sipas Forbes, ai aktualisht ka një vlerë rreth 1 miliard dollarë. Pasuria e tij vjen nga aksionet e tij në markat e pijeve, artit, pasurive të patundshme dhe në kompani të tilla si Uber.

Ndërsa ai personalisht arriti të gjente sukses të jashtëzakonshëm pasi braktisi shkollën e mesme, reperi inkurajon njerëzit që të marrin seriozisht arsimin e tyre.

3. Richard Branson

Richard Branson u largua nga shkolla e mesme kur ishte vetëm 16 vjeç pasi luftoi me disleksinë. Shpejt pasi u largua nga shkolla, Branson themeloi biznesin e tij të parë, një revistë studentore, dhe përfundimisht një kompani regjistrimi që më vonë u bë labeli muzikor i Virgin Records. Sot, kompania e tij, Virgin Group, mbikëqyr gati 500 filiale. Vetë Branson ka një vlerë neto prej 3.9 miliardë dollarë.

4. Francois Pinault

Francois Pinault, themeluesi i grupit luksoz Kering, u largua nga shkolla kur ishte 11 vjeç për të punuar në fabrikën e lëndëve të para të babait të tij. Sipas Forbes, Pinault u largua për shkak se bashkëmoshatarët e tij dikur talleshin me “prejardhjen e tij”. Sot, ai ka një vlerë neto prej 33.2 miliardë dollarësh.

5. Zhou Qunfei

Zhou Qunfei braktisi shkollën e mesme në moshën 16 vjeçare për të punuar në një fabrikë të lenteve të shikimit. Duke ndjekur klasat e kontabilitetit natën, ajo kurseu rreth 2.500 dollarë dhe përfundimisht hapi kompaninë e saj të lenteve të shikimit, e drejtuar nga vetë ajo dhe familjarët e saj.

Ajo tani është CEO e Lens Technology, e cila prodhon xhama për marka të tilla si Apple, Samsung dhe Tesla. Në vitin 2015, kompania doli në publik dhe aksionet e Zhou në biznes ishin me vlerë 7.2 miliardë dollarë, sipas NeW York Times.

6. Matt Mullenweg

Mullenweg është çregjistruar nga Universiteti i Hustonit më 2004, për të punuar në CNET, me kushtin që 15 për qind të kohës së vet ta kalojë duke punuar në projektet që i kanë interesuar. Në fund ka krijuar WordPress, në të cilin bazohen një pjesë e madhe e të gjitha faqeve të internetit. Tash punon si shef në kompaninë Automattic.

Të ngjashme