6 tendenca të çmendura të viteve 2000 që VIP-at i adhuronin

Prishtinë | 11 Tet 2020 | 20:20 | Nga Ekonomia Online

Vitet 2000 mund të quhen periudha më e keqe në historinë e modës. Sa më shumë që studiojmë këtë dekadë, aq më të bindur jemi se tendencat e atyre kohërave janë krijuar vetëm për t’i bërë gratë të duken jo bukur. Përndryshe si mund të shpjegohen këto veshje aspak në sinkron me njëra-tjetrën? Gjithsesi, teksa kthehemi pas në kohë ndjejmë nostalgji, por reflektojmë të mos i rikthehemi edhe një herë atyre kohërave.

Pantallona të lidhura

Lidhëse në vend të zinxhirit? Jo më. Dikur kjo veshje konsiderohej tendencë, sepse e kishte veshur vetë J.Lo, por sot vajzat nuk e mendojnë më si opsion.

Jeleku klasik dhe pantallonat e ngushta

Ata që kanë jetuar dekadën e parë të këtij shekulli janë të vetëdijshëm sesa të famshëm ishin jelekët e vegjël klasikë gjatë atyre kohërave. Ata visheshin me bluza, këmisha madje edhe pa asnjë rrobë poshtë tyre. Në fund të viteve 2000, xhinse me ngjyra të ndezura u zëvendësuan nga pantallona jashtëzakonisht të ngushta.

Bizhuteri të çuditshme

Aksesorët e viteve 2000 mund të jenë një temë për një artikull të veçantë. Rruazat plastike shumëngjyrëshe, vathët e mëdhenj boho, pendët dhe diamantet falso janë vetëm një pjesë e vogël e asaj që kemi vendosur dikur.

Fundet prej tyli

Fundet e gjera me tyl u bënë një nga hitet kryesore të atyre viteve falë personazhit kryesor të serive televizive Sex and the City – Carrie Bradshaw. Tyli u bë aq popullor, saqë edhe gratë e rritura nuk mund t’i rezistonin veshjes së tyre.

Rripat e belit

Çdo vajzë e ka pasur një rrip të tillë në vitet 2000.

Fustani balonë

Për fat të mirë, trendi për veshjet dhe fundet me një pjesë të poshtme të futur brenda vetes nuk është më. Por në vitet 2000 ishte një tendencë. Edhe Paris Hilton, një ikonë e stilit të atyre kohërave, i vishte ato. Fakti që kjo balonë e bënte trupin të dukej joproporcionale nuk i shqetësoi aspak drejtuesit e shtëpive të modës.

Të ngjashme