7 arsye pse një grua duhet të lindë fëmijën e parë përpara të 30-ave

Prishtinë | 29 Tet 2022 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Planifikimi familjar është një çështje që i përket sa nënës po aq dhe babait, por sipas specialistëve duket se shtatzënia ka një moshë ideale.

Zakonisht i referohemi moshës 20 vjeçare, e cila konsiderohet si koha më e mirë, dhe kjo pohojet edhe nga disa studime universitare. Por cilat janë motivet që ata i konsiderojnë kaq të rëndësishme?

Femra është më tepër fertile – Në këtë moshë mundësia për të ngjizur një fëmijë që në përpjekjet e para është tepër e madhe. Një shëndet më i mirë për fëmijën. Me kalimin e viteve vezët pakësohen dhe po ashtu edhe cilësia e tyre gjë që mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve gjenetike si edhe kromozomike si për shembull sindroma down.

Femra është fizikisht më e aftë – Ajo do të ketë energjitë e duhura për t’u kujdesur në mënyrën e duhur për fëmijën pas lindjes.

Pothuajse të gjithë do të besojnë se jeni motra më e madhe – Kjo për ju do të jetë një pjesë e kënaqësisë.

Mund të ndërroni disa aksesorë – Nëse do të keni një vajzë, në momentin që ajo do të jetë më e rritur, do të mund të ndërroni me njëra-tjetrën një palë vathë, varëse etj.

Do të keni një dialog më të mirë mes jush -Fëmija ka tendencën të bisedojë më mirë me nënën nëse ajo nuk ka shumë diferencë moshe me të.

Udhëtimet me partnerin – Në momentin që fëmija juaj do të jetë rritur dhe do të jetë bërë një adoleshent që ka dëshirë të dalë me miqtë e tij, ju do të keni gjithashtu mundësi të shfrytëzoni kohën për një mbrëmje romantike me bashkëshortin brenda ose jashtë shtëpisë.

Pra nëse dëshironi një fëmijë dhe jeni ende në moshë të re, nuk duhet të frikësoheni. Këto janë anët pozitive, megjithatë nuk duhet të harroni se edhe siguria financiare është shumë e rëndësishme!

Të ngjashme