7 gabime “të shtrenjta” kur do ta shesësh shtëpinë

Prishtinë | 24 Tet 2020 | 21:40 | Nga Ekonomia Online

Shitja e shtëpisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme në jetë. Ky sistem me 9 hapa do të të japë mjetet që të nevojiten për të maksimizuar fitimet e tua, për të mbajtur kontrollin dhe për të zvogëluar stresin që vjen me procesin e shitjes së shtëpisë.

1. Dije pse po e shet shtëpinë dhe mbaje informacionin për vete

Arsyet e vendimit për të shitur ndikojnë gjithçka, që nga përcaktimi i çmimit e deri tek sa kohë prona rri në treg dhe sa para duhen harxhuar në përgatitjen e saj për shitje. Çfarë është më e rëndësishme për ty: paratë që humbet, apo sa kohë rri prona në treg? Qëllime të ndryshme diktojnë strategji të ndryshme. Sidoqoftë, mos ia zbulo motivimin tënd askujt tjetër, sepse mund ta përdorin atë kundër teje në tryezën e negociatave. Kur të të pyesin, thjesht thuaj që nevojat e tua për strehim kanë ndryshuar.

Dëshiron Ta Shesësh Shtëpinë Me Garanci Të Plotë?

2. Bëj detyrat e shtëpisë përpara se të vendosësh çmimin

Zgjidhja e një çmimi nuk duhet marrë lehtë. Pasi të kesh vendosur çmimin, u ke thënë blerësve maksimumin absolut që duhet të paguajnë për shtëpinë tënde, por çmimi shumë i lartë është po aq i rrezikshëm sa çmimi shumë i ulët. Mos harro se blerësit mesatarë shikojnë 15-20 shtëpi në të njëjtën kohë që konsiderojnë shtëpinë tënde. Kjo do të thotë që ata kanë një bazë krahasimi, dhe nëse çmimi i shtëpisë sate nuk krahasohet në mënyrë të favorshme me të tjerët, blerësit nuk do të të marrin seriozisht. Si rezultat, shtëpia jote do të rrijë në treg për një kohë të gjatë dhe, duke e ditur këtë, blerësit e rinj në treg do të mendojnë se ka diçka që nuk shkon me të.

3. Informohu për çmimet e shitjes në zonë

(Në fakt, agjenti yt duhet ta bëjë këtë). Gjej se me çfarë çmimi janë shitur shtëpi të ngjashme me shtëpinë tënde në lagjen ku jeton në 6-12 muajt e fundit dhe me çfarë çmimi janë listuar shtëpitë aktuale. Kjo është, pa dyshim, mënyra se si blerësit e ardhshëm do të vlerësojnë shtëpinë tënde.

4. Maksimizo potencialin e shitjes së shtëpisë

Çdo vit kompanitë e mëdha harxhojnë miliarda euro në dizajnin e produkteve dhe paketimin. Dukuria është kritike dhe do të ishte marrëzi ta injoroje këtë kur shet shtëpinë. Mund të mos jesh në gjendje të ndryshosh vendndodhjen e shtëpisë ose planimetrinë, por mund të bësh shumë për të përmirësuar pamjen e saj. Pamja dhe ndjesia e shtëpisë gjenerojnë një përgjigje më të madhe emocionale se çdo faktor tjetër. Pastroje sikur nuk e ke pastruar më parë. Rregullo gjithçka, pavarësisht sa e parëndësishme mund të duket. Prezantoje shtëpinë për të marrë një eksperincë “wow” nga blerësit e ardhshëm. Lejoji blerësit të imagjinojnë veten duke jetuar në shtëpinë tënde. Vendimi për të blerë një shtëpi bazohet në emocione, jo në logjikë. Blerësit e ardhshëm dëshirojnë të provojnë në shtëpinë tënde ashtu si provojnë një kostum të ri.

Dëshiron Ta Shesësh Shtëpinë Me Garanci Të Plotë?


 
5. Njih blerësin tënd

Në procesin e negociatave, qëllimi yt është të kontrollosh ritmin dhe të vendosësh kohëzgjatjen. Cili është motivimi i blerësit? A ka nevojë të lëvizë shpejt? A ka ai/ajo para të mjaftueshme për të paguar çmimin e kërkuar? Njohja e këtij informacioni të jep avantazh në negociata, sepse ti e di se sa larg mund të shtysh për të marrë atë që dëshiron.
 

6. Qëndroji strikt kontratës 

Nga ana jote si shitës, sigurohu që të nxjerrësh në pah gjithçka. Shitësit e zgjuar shkojnë në mënyrë proaktive mbi dhe përtej ligjeve për të zbuluar me shkrim të gjitha defektet e njohura të shtëpisë së tyre. Nëse blerësi është i informuar për një problem, ai nuk mund të nxjerrë pretendime më vonë. Sigurohu që të gjitha termat, kostot dhe përgjegjësitë janë të përcaktuara qartë në kontratën e shitjes dhe rezistoji tundimit për t’u shmangur nga kontrata.

 
7. Mos lëviz nga shtëpia përpara se ta shesësh

Studimet kanë treguar se është më e vështirë të shitet një shtëpi që është e zbrazët, sepse duket e harruar dhe jo tërheqëse. Nëse lëviz, blerësit marrin mesazhin që ti ke një shtëpi të re dhe ndoshta je shumë i motivuar për ta shitur shpejt. Kjo, natyrisht, do t’u japë atyre përparësinë në tryezën e bisedimeve.

Të ngjashme