7 gjëra që njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale, i bëjnë ndryshe

Prishtinë | 07 Maj 2023 | 21:08 | Nga

1. Shumë të orientuar

Njerëzit të cilët kanë inteligjencë të lartë emocionale janë shpesh plot me energji, për të ndryshuar botën rreth tyre. Ata mund të shohin të metat, gabimet dhe defektet e tjera, si sfida për ata vetë. Ata gjejnë mënyra të reja dhe krijuese për të trajtuar problemet e tyre, janë të motivuar për të parë gjërat nga një tjetër këndvështrim, dhe janë gjithmonë të gatshëm për të mësuar diçka të re.

2. Të vetëdijshëm për dobësitë/pikat e forta

Njerëzit të cilët kanë inteligjencë të lartë emocionale janë më se të vetëdijshëm për atë se cilat janë dobësitë dhe pikat e tyre të forta. Megjithatë, ata e dinë se ka gjithmonë vend për të përmirësuar, pa marrë parasysh se sa mirë mendojnë që ata po e bëjnë këtë. Pavarësisht se janë të vetëdijshëm për këtë mungesë përsosmërie, ata sërish e mbajnë kokën lart, për t’u treguar të tjerëve se është gjë e mirë të jesh i sigurt për atë që i ti je.

3. Shumë të ndjeshëm

Ata gjithashtu priren të jenë disa nga njerëzit më të ndjeshëm. Ata janë në gjendje të ndjehen dhe t’u vijë keq për të tjerët, po aq sa do u vinte atyre për vetveten. Është mallkim i fortë, kur je në gjendje që të ndjesh trishtimin ose dëshpërimin e të gjithë të tjerëve. Megjithatë, duke qenë se ata janë kaq të ndjeshëm, është e lehtë për të për të gjetur anën e ndritshme, në pothuajse çdo rrethanë negative. Ata preferojnë më mirë që të gjejnë zgjidhje, për çfarëdo konflikti ka trishtuar miqtë e tyre.

4. Pafundësisht të magjepsur

Qeniet me inteligjencë të lartë emocionale janë edhe disa nga njerëzit më kurioz që shihni përreth. Ata hipnotizohen me gjërat, që nuk i kanë parë kurrë më parë, gjejnë hobe të reja që nuk mendonin se do i shijonin, dhe janë gjithashtu në aventurë, jashtë në botë, çdo ditë, me shpresën e mësimit të diçkaje të re. Ndonjëherë ata bëjnë sakrificë, për të siguruar që miqtë e tyre të jenë në gjendje të përjetojnë të njëjtat aventurat dhe gëzim, që ata po krijojnë për veten e tyre.

5. Përballojnë ndryshimin si kampionë

Ndryshimi është një prej gjërave më të vështira, që shumica prej nesh përballojmë. Megjithatë, njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale mund ta përballojnë ndryshimin, si gjënë më të natyrshme në jetë. Në fakt, ata e mirëpresin krahëhapur, me shpresën që një gjë e mrekullueshme do të dalë prej tij. E ardhmja nuk i tremb dhe janë më se të gatshëm që të shohin atë që bota ka rezervuar për ta, sa i përket ndryshimit.

6. Ekuilibër mes punës dhe argëtimit

Njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale  e dinë se si të kenë një ekuilibër të mirë, mes të punuarit fort, dhe argëtimit. Ata e dinë se ka disa afate të caktuara që duhet të plotësojnë, si edhe duke forcuar shëndetin e tyre emocional, kur kanë shans për të luajtur. Është gjë e mirë që të kesh një ekuilibër midis këtyre të dyjave, dhe ata u sugjerojnë të tjerëve, të njëjtën lloj rutine.

7. Askush nuk është i përsosur

Njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale e dinë se askush nuk është njëqind përqind i përsosur. Të gjithë kemi të meta dhe mënyra si t’i përmirësojmë, megjithatë, dhe ata e dinë se është më mirë që të shkosh me rrymën. Ata bëjnë atë që ndiejnë se është e drejtë për veten dhe të tjerët dhe sigurohen që e adresojnë çdo të metë brenda tyre, me ndershmëri, si dhe gjejnë mënyra për përmirësimin e disa mos-përsosmërive.

A jeni ju një person me inteligjencë të lartë emocionale?

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme