75- vjeçarja bëhet gruaja më e vjetër që ka lindur fëmijë

Prishtinë | 16 Tet 2019 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Një grua 75-vjeç nga India, është bërë gruaja më e vjetër në botë,  e cila ka lindur foshnjë përmes fekondimit artificial, shkruan Dailymail

Për shkak të komplikimeve, që ajo kishte pasur ka qenë e nevojshme, që foshnja të lind disa javë para kohe përmes prerjes Cezariane

“Ajo ishte shumë e sëmurë dhe e vjetër, ne nuk kemi dashur ta rrezikojmë shëndetin e saj dhe të foshnjës, prandaj është dashur që foshnja të lindë 3 muaj më herët”, kanë thënë doktorët për India Times, transmeton Gazeta Express.

Gratë të cilat lindin në moshë të shtyrë, janë më të rrezikuara nga abortet apo lindjet e parakohshme, për shkak të ndryshimeve, që sistemi reproduktiv pëson me kohë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme