8 mënyra për ta bërë fëmijën tuaj t’ju dëgjojë

Prishtinë | 06 Shk 2023 | 21:03 | Nga Ekonomia Online

Fëmijët jo gjithmonë binden dhe dëgjojnë çfarë thonë prindërit. Sidomos në fazën kur mësojnë të kundërshtojnë, ata ndihen shumë të kënaqur dhe vazhdimisht do t’ju thonë jo. Por nëse punoni përditë me fëmijën që ai të bindet, të përqendrohet në ato që i thoni ju e t’ju dëgjojë, do të keni rezultat.

Disa praktika të përditshme për ta nxitur fëmijën tuaj t’ju dëgjojë:

Lexoji, në mënyrë që t’i rritet përqendrimi ndaj gjërave që thoni ju.

Përpiqu të jesh në nivelin e fëmijës për ta parë në sy kur i flisni.

Hani patjetër një vakt bashkë që të keni mundësi të bisedoni.

Tregohuni të qartë në ato që thoni , që fëmija ta ketë më të lehtë të kuptojë e më pas të pranojë kërkesat tuaja.

Mos bëni ndryshe nga ç’keni thënë, sepse nëse e bëni fëmija do t’ju kundërshtojë gjithmonë.

Përforcojeni mesazhin tuaj. P.sh: Koha për të fjetur!

Jepini paralajmërime.

Jepini shembull të mirë, dëgjojeni edhe ju atë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme