8 ushqime që ju ndihmojnë të fitoni imunitet gjatë periudhës së gripit

Prishtinë | 13 Sht 2020 | 18:49 | Nga Ekonomia Online

Shtatori i 2020 s’është dhe aq i zakonshëm sa vitet e tjera. Njerëzit ende në panik nga Covid-19, përpiqen që përveçse t’i ruhen pandemisë, të parandalojnë virozat stinore, që gjatë vjeshtës janë dhe më të pranishme. Mes gjithë atyre që kemi në dorë të bëjmë për shëndetin tonë, kryesore është mënyra se si ushqehemi. Imuniteti i fortë është çfarë në duhet më shumë se çdo gjë tjetër, prandaj mos neglizhoni asgjë nga lista më poshtë.

Supë pule

Siguron lëngjet e nevojshme për të ndihmuar në luftën kundër viruseve

Agrumet

Vitamina C është një antioksidant që ndihmon në forcimin e imunitetit. Përpiquni të mos ndani as lëngun e portokallit!

Hudhrat

Veprojnw si antibiotikw duke luftuar çdo infeksion brenda trupit tuaj

Xhenxhefil

Përmban substanca të quajtura sesquiterpenes që luftojnë viruset dhe pakësojnë kollën

Mjalti

Eshtë i aftë të luftojë mikrobet, bakteret dhe kërpudhat dhe në të njëjtën kohë qetëson zonën e irrituar të fytit

Vera e kuqe

Resveratroli dhe polifenolet e gjendura me shumicë tek vera e kuqe parandalojnë shumimin e viruseve që kanë hyrë në organizëm

Kërpudha

Janë të pasura me vitaminë D, prodhojnë cytokine – një proteinë qelizore që ndihmon në luftimin e infeksioneve

Ushqime të pasura me zink

Djathi, thjerrëzat, veza, arrat, gruri etj

Të ngjashme