8 ushqimet që kurojnë mëlçinë

Prishtinë | 18 Qer 2023 | 21:29 | Nga Ekonomia Online

Mëlçia luan rol kyç në funksionin fiziologjik të trupit. Ajo na shpëton nga helmet e përditshme dhe ndihmon tretjen e ushqimit. Është laboratori kryesor i përpunimit të lëndës së parë.

Një mëlçi funksionale shërben si motor djegës i yndyrës; ajo kthen lëndët ushqyese në përbërës jetësor për qelizat tona të cilat transportohen nëpërmjet gjakut, depoziton vitaminat dhe mineralet dhe prodhon enzimat të cilat janë jetike për ekuilibrin hormonal. Mëlçia gjithashtu luan rol të rëndësishëm në sistemin imunitar, në luftën kundër baktereve dhe infeksioneve dhe prodhon lëngun biliar – i domosdoshëm për tretjen e yndyrave.

Mëlçia mund të rrezikohet nga sëmundje të trashëgueshme, nga infektimi me viruse apo nga intoksikimi me helme. Nga abuzimi dhe neglizhenca me këtë organ, mund të shfaqen pasoja si sëmundje zemre, obezitet, dhimbje koke, lodhje kronike dhe alergji.

Edhe pse ne mbrohemi nga sistemi ynë imunitar, është mëlçia ajo që e mbron sistemin imunitar nga mbingarkesa.

Për të siguruar shëndetin e mëlçisë është e domosdoshme të evitojmë alkoolin, duhanin, sheqerin e tepërt dhe të pimë ujë mjaftueshëm.

8 ushqimet që kurojnë mëlçinë

Hudhrat – Hudhrat aktivizojnë një enzimë e cila shpërbën toksinat. Alicina dhe Selenium janë dy përbërës të hudhrës të cilët forcojnë pastrimin e mëlçisë.

Qitro – Lëngu i qitros ndihmon në eliminimin e toksinave kancerogjene dhe ofron kombinim të shkelqyer të vitaminës C dhe antioksidantëve.

Panxhari – Përmban flavonoidë që ndihmojnë proceset fiziologjike të mëlçisë.

Kafja – Studimet tregojnë se kafja ndikon pozitivisht në shëndetin e mëlçisë edhe pse mekanizmi mbetet pak i turbullt.

Gjethet jeshile – Rukola, pazite, spinaqi dhe sallata jeshile ndihmojnë në perthithjen e metaleve të rënda në sajë të fibrave të tyre bimore. Në këtë mënyrë ato ulin ngarkesen e mëlçisë me këto përbërës të padegradueshem.

Brokoli dhe lulelakra – Këto lloj zarzavatesh kanë një efekt të veçantë në forcën detoksifikuese të melçisë në sajë të disa përbërësve të quajtur glucosinolate – të cilët duket të jenë një arme e forte kundër toksinave kanceroze.

Shafrani i Indisë dhe kanella – Këto erëza po njihen gjithnjë e më shumë për rolin e tyre antioksidues dhe anti-inflamator. Ato mbështesin tretjen dhe lehtësojnë mëlçinë në punën e saj. Në veçanti kanella ka veti mbrojtëse të fuqishme kundër baktereve dhe viruseve.

Arrat – Arrat përmbajnë glutathion- antioksidant që renditet i pari për nga rëndësia kur bëhet fjalë për detoksifikimin e mëlçisë. Këtu ajo vjen bashkë me acide lyrore tepër të dobishëm si ato të tipit omega -3, të cilët gjithashtu luftojnë inflamacionin dhe gjithçka toksike që ai prodhon.

Këshilla të tjera

  • Evitoni ushqimet e përpunuara dhe të konservuara.
  • Bëni kujdes me preparate të ndryshme plotësues që merrni në përditshmërinë tuaj. Të gjithë suplementet ushqimor përmbajnë konservante dhe kimikate të cilat mund të jenë toksik për mëlçinë, sado “natyral” të reklamohen.
  • Mos prekni dhe mos nuhasni lëndë toksike si diluent, pesticide, llak, bojëra kimike, detergjente etj.
  • Evitoni sa të mundeni përdorimin e kimikateve në shtëpi dhe në trupin tuaj. Lëkura përthith gjithçka.
  • Mbani në shtëpi bimë që pastrojnë ajrin.

Mos harroni, mëlçia është një organ që fal, por ka limitet e saj!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme