A e përcaktojnë gjenet tona atë çfarë hamë?

Prishtinë | 31 Dhj 2023 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Një studim i ri ka zbuluar se gjenet e lidhura me shijen, mund të luajnë një rol në përcaktimin e zgjedhjeve ushqimore, të cilat mund të ndikojnë mbi shëndetin tonë kardiometabolik. Për shembull, studiuesit zbuluan se pasja e norme të lartë të shijes së hidhur poligjenike, që reflekton një predispozitë më të lartë gjenetike për të perceptuar shijen e hidhur, lidhej me konsumimin e më pak drithërave.

Gjetjet paraprake nga një studim i ri që përfshiu më shumë se 6000 të rritur, zbuluan se gjenet e lidhura me shijen, mund të luajnë një rol në përcaktimin e zgjedhjeve të ushqimit, dhe mund të ndikojnë në shëndetin kardiometabolik. Ky është një nga studimet e para që shqyrton se si gjenetika e lidhur me perceptimin për të pesta shijet – e ëmbla, e kripura, e tharta, e hidhura dhe umami (pikante) – janë të lidhura me konsumin e grupeve ushqimore dhe faktorët e rrezikut kardiometabolik.

Gjetjet e këtij studimi,sugjerojnë se gjenet që përcaktojnë perceptimin e shijes duhen marrë parasysh kur jepen udhëzime të personalizuara për ushqyerjen, që synojnë përmirësimin e cilësisë së dietës dhe reduktimin e rrezikut për sëmundjet kronike të lidhura me dietën si obeziteti, Diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet kardiovaskulare.

“Ne e dimë se shija është një nga nxitësit themelorë të asaj që zgjedhim të hamë, dhe, rrjedhimisht edhe e cilësisë së dietës sonë”, thotë Xhuli E. Gervis, kandidate për doktoraturë në Laboratorin e të ushqyerit kardiovaskular në Qendrën Kërkimore të Ushqyerjes Njerëzore “Xhin Mejer” mbi Plakjen në Universitetin Tafts.

“Marrja në konsideratë e perceptimit të shijes, mund të ndihmojë në hartimin e udhëzimeve të personalizuara për një ushqyerje më efektive, duke identifikuar vektorët që nxitin zgjedhjet ushqimore negative, dhe duke i ndihmuar njerëzit të mësojnë se si të minimizojnë ndikimin e tyre”- shton ajo.

Për shembull, nëse njerëzit me një perceptim të fortë të shijes së hidhur, priren të hanë më pak perime krucifere (brokoli, lulelakra), mund të rekomandohet që t’u shtojnë erëza të caktuara, ose të zgjedhin lloje të tjera perimesh që përputhen më mirë me profilin e tyre të perceptimit të shijes.

“Shumica e njerëzve, ka të ngjarë të mos e dinë pse bëjnë zgjedhje të caktuara ushqimore. Kjo qasje mund t’u sigurojë atyre udhëzime, që do t’i lejonin të kenë më shumë kontroll mbi atë çfarë hanë”, thotë Gervis.

Ndërkohë studiuesit vunë re se pasja e një norme më të lartë në lidhje me shijes poligjenike umami, reflekton një predispozitë gjenetike më të madhe për të perceptuar shijen umami, lidhej me ngrënien e më pak perimeve.

Të ngjashme