A është më e mirë kafeja pa kafeinë?

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 07:21 | Nga Ekonomia Online

Çfarë është kafeja pa kafeinë?

“Kafeja pa kafeinë, që njihet si dekafeinato, është njësoj si kafeja e zakonshme, thjesht ka më pak kafeinë,” shpjegon Jessica Cording, dietologe dhe autore e librit “50 zakone për të menaxhuar stresin dhe ankthin”. Ashtu si kafeja e zakonshme, edhe sasia e kafeinës në një filxhan me kafe dekafeinato mund të ndryshojë.

Kafeja e zakonshme prodhohet duke pjekur dhe bluar kokrrat e kafesë. Procesi i bërjes së kafesë pa kafeinë ka edhe disa hapa të tjerë shtesë. Ekzistojnë disa mënyra për të hequr kafeinën. Një proces është ai i cili përdor një filtër qymyrguri, ndërsa një tjetër konsiston në shtimin dhe pastaj heqjen e dioksidit të karbonit, i cili shpërndan kafeinën. Të gjitha format e heqjes së kafeinës janë miratuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave.

A është kafeja dekafeinato më e shëndetshme?

Edhe pa kafeinë, kjo lloj kafeje përmban antioksidantë që përmirësojnë shëndetin. Të dyja format e kafesë kanë treguar se ndikojnë në uljen e rrezikut të diabetit të tipi 2, sëmundjes së Parkinsonit, Alzheimerit, kancerit të gjirit, kancerit të prostatës dhe mëlçisë.

A është kafeja pa kafeinë më e mirë se ajo e zakonshme?

Cila kafe është më e mirë, kjo varet nga ju. Nëse ushqeni fëmijët me gji, jeni shtatzënë ose për shkak të një sëmundjeje trupi duhet të kufizojë marrjen e sasisë së lartë të kafeinës, mund të mos konsumoni kafenë e zakonshme.

Të ngjashme