A jeni pjesë e brezit “sanduiç”, si ta përballoni presionin?

Prishtinë | 15 Dhj 2023 | 23:21 | Nga Ekonomia Online

Ju zgjoheni në mëngjes dhe mendimet gëlojnë më kokën tuaj?!

Duhet të vizitoni prindërit tuaj të moshuar dhe ti çoni atyre disa ilaçe, të merrni fëmijët nga shkolla, të pastroni shtëpinë dhe pa harruar se duhet të punoni edhe për një projekt të veçantë zyrë. Atëherë ju jeni një “sanduiç” midis prindërve dhe fëmijëve tuaj, dhe përgjegjësitë tuaja po grumbullohen dita ditës. Mund t’ju duket sikur keni ngecur në gjithë këto përgjegjësi që i keni çdo ditë dhe ndiheni nën presion dhe të stresuar?

Ne kemi mbledhur disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë të përballeni me frustrimin tuaj të përditshëm kur duhet të kujdeseni për 2 breza të familjes tuaj.

Çfarë është një brez sanduiç?

Termi “brez sanduiç” iu referohet personave të rritur që kujdesen për prindërit e tyre, të moshës 65 vjeç ose më të vjetër, dhe në të njëjtën kohë po rritin fëmijët e tyre nën 18 vjeç ose mbështesin fëmijët e tyre të rritur.

Këta njerëz janë “shtrydhur” midis përgjegjësive të tyre familjare, sikur të ishin vendosur në mes të një sanduiçi. Ndërsa kujdesi për anëtarët e familjes tuaj është krejt normale, jeta mund të jetë jashtëzakonisht stresuese kur duhet të kujdeseni dhe të siguroni mbështetje financiare dhe emocionale për njerëzit nga 2 breza. Pra, cilat janë disa mënyra se si të përballeni me të gjitha këto presione dhe të kurseni nervat tuaja?

1. Bisedoni me punëdhënësin tuaj dhe përdorni të gjitha përfitimet që kompania mund të ofrojë. Shumë kompani tani kanë përfitime për punonjësit që janë kujdestarët kryesorë të familjeve të mëdha.

2.Ndajeni “barrën”. Edhe nëse mund t’ia dilni me sukses më të gjitha detyrat që mbani mbi supet tuaja, nuk duhet të përballoni të gjitha vetëm. Ju shumë mirë mund ti ndani ato dhe me pjesëtarë të tjerë të familjes ndihma e te cilëve është shumë e nevojshme për ju.

3. Planifikoni përpara. Është një ide e mirë të diskutoni të gjitha gjërat e rëndësishme me familjen tuaj paraprakisht. Biseda të tilla do të përfshijnë më mirë ndarjen e detyrave fizike apo financiare.

4. Vendoseni veten në fillim. Ne nuk jemi robotë dhe të gjithë kemi nevojë për pushim. Kështu që shtoni kohë për veten tuaj pavarësisht sesa e ngjeshur mund të jetë agjenda juaj. Mos harroni që dhe ju keni nevoje të rikuperoni energjitë tuaja.

5. Azhurnoni të gjithë anëtarët e familjes menjëherë. Jeta bëhet edhe më e ashpër kur juve ju duhet t’i azhurnoni të gjitha gjërat njëherësh: se si po shkojnë prindërit tuaj të moshuar ose çfarë notash kanë marrë fëmijët tuaj kohët e fundit në shkollë. Kështu, një postë elektronike ose biseda në grup në median sociale do t’i lehtësojë gjërat dhe do të çojë pak hapësirë në orarin tuaj të ngjeshur.

Të ngjashme