A mund të vaksinoheni nëse jeni i ftohur?

Prishtinë | 26 Nën 2021 | 08:41 | Nga Ekonomia Online

Në ditët para vaksinimit, ka mundësi që të goditeni nga ndonjë ftohje.

Por, edhe nëse jeni të ftohur, ekspertët tregojnë se mund ta merrni vaksinën.

Nëse jeni të sigurt se nuk është COVID dhe ndiheni mirë sa për të dalur nga shtëpia, mund ta merrni dozën.

Në situatë të tllë vaksina mund të reagoj pak më ashpër, por në përgjithësi është krejtësisht e sigurt, shkruan The Sun.

Ftohja nuk duhet të ketë ndikim në aftësinë e trupit tuaj për të ndërtuar imunitet ndaj gripit, edhe pse ai po lufton një sëmundje.

Udhëzimi thotë se duhet të trajtoheni edhe nëse keni thjeshtë një ftohje të zakonshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme