Adoleshentët që u përkasin komunitetit LGBTQ kanë gjasa më të larta të kryejnë vetëvrasje

Prishtinë | 22 Maj 2023 | 21:59 | Nga Ekonomia Online

Adoleshentët që u përkasin komunitetit LGBTQ kanë më shumë gjasë që të vetëvriten krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre, është thënë pas një analize të realizuar së fundmi.

Fëmijët dhe adoleshentët që identifikohen si minoritete për shkak të përcaktimeve seksuale, përballen me rreziqe unike të bulizimit, diskriminimit dhe problemeve mendore në Amerike dhe në vende tjera të botës.

Të dhënat e mbledhura nga 35 studime të realizuara paraprakisht kanë treguar se të rinjtë pjesëtarë të këtyre minoriteteve kanë gjasa për tre herë më të larta të kryejnë vetëvrasje, krahasuar me adoleshentët heteroseksual.

Të rinjtë transeksual kanë rrezikshmërinë më të lartë, rreth gjashtë herë më të lartë.

Analiza e 35 studimeve në total përfshinë rreth 2.4 milionë të rinj heteroseksual, dhe 113,468 te rinjtë që u përkasin komuniteti LGBTQ, të moshave 12 deri ne 20 vjeç nga dhjetë shtete të ndryshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme