Adrola Dushi me urim special me rastin e ditëlindjes së Xhesika Berberit

Prishtinë | 27 Qer 2020 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, vazhdon të mbetet njëra nga më me trend në fushën e modelingut.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, duke publikuar në mënyrë të vazhdueshme imazhe nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Adrola ka zgjedhur fjalët më të mira për miken e saj të ngushtë, Xhesika Berberi.

(Foto: Instastory)

Xhesika gjatë ditës së sotme feston ditëlindjen, ku edhe urimet nga bukuroshja brune nuk kanë munguar.

Përmes disa fotografive të realizuara në kohë të ndryshme, ajo ka treguar se sa e lumtur është që ka në jetë një person të tillë.

(Foto: Instastory)

“Natë e madhe ishte kur linde ti dhe unë jam një nga njerëzit e bekuar që të kemi pranë. Aq shumë dashuri, mirësi e kujdes sa jep ti, e meriton të kesh atë zemër të mbushur plot lumturi”.

“Nuk harroj kurrë të të tregoj ty dhe Zotit sa falënderuese jam që të njoha. Gëzuar Xhes, të paqa gjithë jetën”, ka shkruar Adrola. /Telegrafi/

Të ngjashme