Është thënë edhe më parë se gjimnastika ndihmon në përmirësimin e shëndetit.
Mirëpo tani shkencëtarët kanë gjetur se vetëm lëvizjet e thjeshta ditore sikur ecja apo kryerja e punëve të shtëpisë mund të zgjasin jetën, shkruan Medicalnewstoday.
Personat që dëshirojnë të kenë shëndet më të mirë, zakonisht i drejtohen palestrës apo ndonjë aktiviteti tjetër sportiv.
Ndërsa shkencëtarët nga ‘Shkolla Suedeze e Shkencave të Shëndetit’ në Stokholm, kanë zbuluar se aktivitetet fizike të çfarëdo lloji, e ulin rrezikun e vdekshmërisë.
“Aktivitetet fizike të çfarëdo lloji, pa marrë parasysh moshën, gjininë dhe kohën e shpenzuar në palestër, ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit dhe në jetëgjatësi”.