Anemia, njihuni me shkaqet për ta parandaluar atë

Prishtinë | 25 Shk 2023 | 00:10 | Nga Ekonomia Online

Anemia është një sëmundje që të sjell shumë probleme në organizëm ku mbi të gjitha ulje të fuqisë fizike. Ajo zhvillohet kur nuk keni mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut, të shëndetshme, për të transportuar oksigjenin në gjithë trupin. Qelizat e gjakut mund të kenë mungesë të hemoglobinës, proteina që iu jep qelizave ngjyrën e kuqe.

Ja disa nga shkaqet që çojnë në zhvillimin e anemisë si tek fëmijët ashtu edhe të rriturit:

Humbje të gjakut

Humbja e shumë qelizave të kuqe të gjakut është një shkaktar i zakonshëm i anemisë. Gjakderdhja e shumtë gjatë ciklit menstrual, ulcera, dëmtime ose operacioni mund të shkaktojnë humbje të gjakut deri në anemi. Gratë që kanë shumë gjakderdhje gjatë ciklit menstrual duhet të bëjnë analiza për anemi.

Hekuri me pakicë

Një dietë e ulët në hekur mund të shkaktojë anemi. Hekuri nga burimet bimore dhe suplementet nuk absorbohet aq mirë sa ai në burimet shtazore. Problemet me tretjen, si sëmundja e Crohn, celiake mund të ndërhyjnë në absorbimin e hekurit. Disa ushqime dhe ilaçe mund të vështirësojnë marrjen e hekurit kur merren bashkë me ushqime që janë të pasura në hekur.

Këtu përfshihen: Produktet e qumështit, ushqime të tjera të pasura në kalcium, antacidet, kafja, çaji.

Mungesa në vitamina

Trupi ka nevojë si për vitaminën B12 ashtu edhe për folate për të prodhuar qeliza të kuqe të gjakut. Një dietë e ulët në këto vitamina shpeshherë mund të shkaktojë anemi. Një çrregullim autoimunitar ose problem me tretjen mund të pengojë gjithashtu trupin të absorbojë mjaftueshëm vitaminë B12. Ushqimet me bazë shtazore dhe drithërat janë një burim i mirë i vitaminës B12. Ndërsa folate gjendet tek perimet e gjelbra, frutat, fasulet dhe bizelet, dhe janë të shtuara si acid folik tek buka, makaronat dhe drithërat.

Faktorët e rrezikut

Gratë dhe personat që vuajnë nga ndonjë sëmundje kronike janë më të predispozuar që të zhvillojnë anemi. Kur humbasin shumë gjak gjatë ciklit menstrual, gratë mund të bëhen anemike. Shtatzënia gjithashtu shkakton ndryshime në volumin e gjakut tek gratë, gjë që mund të rezultojë në anemi. Sëmundjet kronike si ato të veshkave mund të ndërhyjnë në aftësinë e trupit për të prodhuar qeliza të kuqe të gjakut. Një dietë e ulët në hekur, folate ose vitaminë B12 gjithashtu mund të rrisë rrezikun. Disa lloje të anemisë janë edhe të trashëguara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme