“Angry Birds 2” në aksion për parandalimin e ndryshimeve klimatike

Prishtinë | 15 Kor 2019 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Zogjtë tanë të preferuar të zemëruar si dhe derrat e gjelbër i bashkojnë forcat me Kombet e Bashkuara në aksionin humanitar të quajtur ActNow – fushatë kjo që flet për seriozitetin e ndryshimeve klimatike dhe bën thirrje për parandalimin e këtyre ndryshimeve.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë i tillë mes ekipit të Angry Birds me OKB-në dhe fondacionin e OKB-së. Në vitin 2016, ata e nisën bashkëpunimin e suksesshëm #AngryBirdsHappyPlanet i cili vazhdon këtë vit. Në fushatën ActNow, zogjtë duhej të bashkoheshin me armiqtë e tyre derra për ta ngritur vetëdijen për veprimet individuale të cilat mund t’i parandalojnë ndryshimet klimatike.

Image

Gjatë kohëzgjatjes së fushatës ekipi i filmit Angry Birds 2 së bashku me aktorët nga versioni origjinal i filmit do t’i inkurajojnë dhe edukojnë qytetarët në mënyrë që në jetën e tyre të përditshme në hapa të vegjël të bëjnë gjëra të mëdha për parandalimin e ndryshimeve klimatike dhe atë duke e përdorur ActNow Bot – një vegël e re inovative online e OKB-së për ndryshimet klimatike.

“Ndryshimet klimatike edhe sot ndikojnë në botën tonë, pa marrë parasysh se ku jetojmë”, tha Maher Nasser nga divizioni i OKB-së për komunikim global. “Pikërisht nëpërmjet aksionit klimatik – të ndërtuar përmes bashkëpunimit brenda dhe ndërmjet komuniteteve – ne mund të përballemi me krizën klimatike. I jemi mirënjohës ekipit të Angry Birds që e kanë dhënë përsëri zërin për këtë aksion dhe që janë një shembull i vërtetë se si të gjithë mund të kontribuojnë dhe se çdo veprim është i rëndësishëm”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme