Aplikoni gjethet e mollës për çajra në ditë vjeshte

Prishtinë | 21 Tet 2018 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Shumë sëmundje dhe probleme shëndetësore mund të kurohen nga Çaji i Gjetheve Të Mollës.

”Një mollë në ditë dhe i thua mjekut ik”, thotë një nga shprehjet popullore që kemi dëgjuar më shpesh, transmeton Klan Kosova.

Por nuk është vetëm molla ajo që ka kaq përfitime të mira.

Edhe gjethet e saj janë të pasura me shumë fibër, kaq e nevojshme për sistemin tretës.

Në gjethet mesatare të mollës gjenden pothuajse 6 gramë fibër e cila kategorizohet si e tretshme dhe e fermentueshme që është e domosdoshme për organizmin.

AgroWeb.org po liston më poshtë të gjitha vlerat shëndetsore të çajit të gjetheve të mollës.

Në këtë listë ndodhet një informacion i detajuar se cilat janë sëmundjet që kuron çaji i mollës dhe si mund të përfitoni prej tij.

Për Diabetin, Mëlçinë dhe Kolesterolin 

Njerëzit që konsumojnë të paktën një mollë në ditë, kanë më pak gjasa të preken nga diabeti se ata që nuk hanë kurrë mollë.

Fibra e tretshme që gjendet tek molla ndërlidhet me yndyrnat e akumuluara në zorrë dhe si rrjedhojë ul nivelet e kolesterolit në të gjithë trupin.

Përbërësit e gjetheve të mollëve luftojnë kolesterolin që tenton të përqendrohet në shtresat e arterieve.

Nëse vuani nga diareja ose konstipacioni, fibra tek gjethet e mollës ju vjen në ndihmë.

Ajo mundet të përthithë lëngjet në zorrën e trashë ose të tresë jashtëqitjen duke stimuluar lëvizjen e zorrëve.

Gjethet e mollës janë efikase në pakësimin e hemorroideve.

Nëse dëshironi të rregulloni peshën tuaj ose të përmirësoni shëndetin, fibra nuk duhet të mungojë. Ushqimet e pasura me fibër do t’ju ndihmojnë të ndiheni më të ngopur pa shumë kalori.

Gjethet e mollës dhe molla vetë janë një nga ushqimet më të mira që mund të konsumoni për të pastruar mëlçinë.

Molla është e mirë për të pastruar gojën nga bakteret e këqija por ajo nuk është si furça e dhëmbëve.

Megjithatë, nëse përtypni gjethet e mollëve, do të nxisni prodhimin e pështymës në gojë, gjë që mbron dhëmbët nga bakteret e shumëfishta.

Çaji i mollës mban larg sëmundjen e Alzheimerit dhe zbut pasojat e plakjes në tru.

Studimet kanë provuar se ata që konsumojnë fruta dhe ushqime të shëndetshme janë më të mbrojtur kundër sëmundjes së Parkinsoni. Një sëmundje e rrezikshme që prek trurin dhe dopaminën që prodhon qelizat nervore.

Pasuri antioksidantësh

Gjethet e mollës përmbajnë një antioksidant të quajtur kuercetinë e cila sipas studimeve përmirëson, forcon dhe mbron sistemin imunitar, veçanërisht në periudha të vështira.

Antioksidantët janë substanca që luftojnë sëmundjet. Shkencëtarët janë të mendimit se këto substanca shërojnë dëmet e shkaktuara nga oksidimi dhe përmirësojnë aktivitetin normal të qelizave.

Avantazhet ushqimore që përfitoni nga konsumi i gjetheve të mollës janë të mëdha.

Besohet se gjethet shërojnë obezitetin, artritin, azmën bronkiale por edhe parandalojnë disa lloje të kancerit dhe sëmundje të tjera kronike.

Studimet kanë provuar se fëmijët që hanë gjethe molle rregullisht kanë më pak gjasa të vuajnë nga azma apo probleme të tjera me frymëmarrjen se ata që rrallë konsumojnë mollë apo gjethet e saj.

Antioksidantët ndihmojnë në transportimin e oksigjenit në mushkëri.

Kjo rrit qëndrueshmërinë dhe rezistencën e trupit gjatë aktiviteteve fizike.

Shëndeti i kockave, shikimi dhe lëkura

Gjethet e mollës janë të pasura me kalcium, një nga përbërësit kryesorë që ndihmon në forcën e kockave dhe dhëmbëve.

Ushqimet e pasura me kalcium ju ndihmojnë të shmangni sëmundje si osteoporoza.

Gjethet e mollës përmbajnë shumë vitaminë A që përmirëson shikimin tek fëmijët, madje edhe gjatë natës.

Gjethet e mollës ushqejnë dhe i japin shkëlqim lëkurës.

Ndajeni një gjethe në gjysmë dhe vendosni ekstraktin e saj në lëkurë deri sa gjethet të thahen. Grini gjethet e mollës, përziejini me krem qumështi dhe vendoseni në fytyrë.

Gjethet e mollës mund t’i vendosni në pjesën e poshtme të syve kundër rrathëve të zinj ose fryrjeve.

Mund të përdorni dy lugë me gjethe molle me patate të zier pure dhe të lyeni zonat problematike poshtë syve.

Shpëlajeni pas disa minutash me ujë të ngrohtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme